KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kongresisti Keating thotë se duhet ndalur dhuna Kosovë-Serbi
Politikë

Kongresisti Keating thotë se duhet ndalur dhuna Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 20:09 -22/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kongresisti demokrat, Bill Keating, ka kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, ai ka thënë se para së gjithash, dhuna në veri të Kosovës duhet të ndalet, dhe se për këtë çështje të dy palët kanë kontroll.

“…para së gjithash, dhuna duhet të ndalet dhe kjo është diçka mbi të cilën të dyja palët kanë kontroll. Është një parakusht për të ecur përpara në të gjitha frontet e tjera”, ka deklaruar kongresisti amerikan.

Duke komentuar çështjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, më saktësisht mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se shqetësimin e qytetarëve, ShBA-ja e kupton.

“Ne i kuptojmë ato shqetësime dhe se, edhe me zgjedhje të lira, ka disa gjëra që ishin jashtë kontrollit të Kosovës, njerëzit i bojkotuan. Por ne e bëmë të qartë ato gjëra për të cilat Kosova është zotuar, sa i përket atyre komunave dhe komunitetit, dhe në këtë drejtim duhet të vazhdohet të punohet”, deklaroi Keating.

Tutje, ai tha se pret nga Kosova që të punojë drejt themelimit të Asociacionit, meqë, sipas tij, kjo është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

“Kosova ka thënë se do të bëjë përparim drejt një asociacioni komunash dhe kjo është diçka që Bashkimi Evropian dëshiron veçanërisht ta shohë”, tha Keating, teksa shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk janë aq drejtpërdrejt të përfshira në procesin e anëtarësimit sa Bashkimi Evropian.

“Është (çështje) mes Unionit dhe atyre vendeve. Por nëse ata ecin përpara drejt anëtarësimit dhe angazhohen për disa gjëra, ata duhen edhe të përmbushen, nëse edhe Bashkimi Evropian ecën përpara”, potencoi kongresisti Bill Keating.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ShBA-ja dëshiron ta ndihmojë rajonin “sa më shumë që të mundemi dhe të përpiqemi të lehtësojmë paqen”.

“Kjo ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe ka probleme që duhen adresuar”, potencoi ai.

Duke komentuar seancën e Nënkomitetit për Evropën në ShBA ku u diskutua për Ballkanin Perëndimor të martën, më 18 korrik, ai tha se aty u theksua se sa të rëndësishme janë pyetjet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe pjesëmarrjen e plotë, apo për të punuar sa më shumë në to, si dhe se pjesëmarrja e plotë do të thotë se nuk ka ndërhyrje apo përpjekje të organizuara nga Serbia për bojkotimin e zgjedhjeve. Kjo është pika e rëndësishme e saj”, tha politikani amerikan.

Duke përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dy vende që vitin e kaluar nisën negociatat për anëtarësim në BE, Keating tha se dyshja “kanë bërë absolutisht gjithçka që u është kërkuar”.

“Nuk ka dyshim se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë gjithçka që është kërkuar në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Dhe vonesa nuk është diçka e rëndësishme vetëm për këto dy vende, por edhe për të gjithë rajonin. Mendoj se vendet e tjera, të cilat po ecin në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe planifikojnë ta bëjnë këtë, duhet të shohin veprime në këtë drejtim dhe kjo do t’i frymëzojë ata që të ecin vetë më shpejt”, u shpreh ai, transmeton KlanKosova.

Serbia duhet të distancohet nga Rusia

Kongresisti amerikan, Bill Keating, ka thënë se Serbia mund të ecë përpara ose të mbetet prapa me Rusinë.

“Serbia ka thënë se kishte një të kaluar me sanksione, kur ishin në anën e gabuar të sanksioneve, gjë që ndikoi në politikën e tyre të mëvonshme. Mendoj se është koha për të ecur përpara, sepse përndryshe nuk ka rrugë përpara. Mendoj se kjo do të bëhet gjithnjë e më e qartë për Serbinë. Nuk ka asnjë mënyrë për të përparuar duke bashkëpunuar me Rusinë për çështjet e shkatërrimit dhe trazirave. Thjesht nuk ka asnjë përfitim nga kjo. Dhe gjëja tjetër është, ndërsa ne ecim përpara me disa nga vendet e tjera në rajon, Serbia do të dëshirojë të bashkohet. Ata nuk do të duan të mbeten prapa të tjerëve. Pra, ne mund të punojmë në dy fronte. Së pari, le të bëjmë të qartë se veprime të tilla prishin të gjithë rajonin dhe nuk janë të drejta për vendet që përbëjnë rajonin në tërësi. Dhe së dyti, se ne do të ecim përpara me hapa konkretë në rajon dhe se ata mund të përfshihen dhe të përfitojnë nga kjo, ose të mbeten prapa”, theksoi kongresisti nga Maseçusets, Bill Keating.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 22/07/2023 22/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?