KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konfirmohet Komisioni i ri Evropian
Botë

Konfirmohet Komisioni i ri Evropian

Kosova News
Kosova News 16:42 -27/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me 370 vota në favor dhe 282 kundër Parlamenti Evropian ka konfirmuar sot në seancë plenare Komisionin e ri Evropian që përsëri në pesë vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga presidentja e deritashme  nga Ursula von der Leyen. Me këtë përmbyllet faza e tranzicionit institucional në BE dhe të gjitha strukturat udhëheqëse të Bashkimit Evropian do të jenë gati për të ushtruar mandatin e tyre.

Votimit në seancë plenare sot i ka parapri një debat në të cilin Ursula von der Leyen ka paraqitur edhe një herë ekipin e saj dhe ka folur për prioritetet që do t’i ketë Komisioni në pesë vjetët e ardhshme.

Von der Leyen është zotuar se do të punojë për një BE më të fortë, më të sigurt, më të gjelbër e cila do të jetë më konkurruese në skenën globale dhe do të kujdeset për qytetarët e saj. Ajo ka thënë se Komisioni i ri Evropian do të mbetet i përkushtuar për të vazhduar ndihmën për Ukrainën dhe për të quar përpara procesin e zgjerimit. Ka thënë se vendet kandidate, si ato nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ashtu edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, e kanë vendin e tyre në BE dhe Komisionerja e ardhshme e zgjerimit Marta Kos do të punojë që të realizohet qëllimi i integrimit të tyre në BE.

Presidentja e Komisionit Evropian ka thënë se në procesin e zgjerimit do të ruhet parimi i meritave individuale të vendeve kandidate që do të thotë se avancimi i tyre do të varet nga suksesi në reforma dhe në përmbushjen e kritereve që kërkon Bashkimi Evropian.

Para se të caktohej votimi për Komisionin e ri Evropian të gjithë kandidatët për komisioner kishin kaluar përmes seancave dëgjimore në Komisionet përkatëse dhe të gjithë kishin marrë mbështetjen. Kështu për herë të parë që nga viti 1999  asnjë kandidat për anëtarë të Komisionit Evropian nuk u refuzua nga Komisionet e Parlamentit Evropian. Kjo ka bërë që disa deputetë gjatë debatit të thonë se procesi i konfirmimit të Komisionit Evropian është një farsë, se rezultati varet nga tregtitë politike mes grupimeve partiake e jo në bazë të kualitetit të kandidatëve. Me këtë votim është hapur rruga që Komisioni i ri Evropian të nisë mandatin të dielën më datën 1 dhjetor. Po të njëjtën ditë mandatin do ta nisë edhe Presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonia Costa. Ai pritet që në ditët e para të mandatit, më saktësisht të martën me 3 dhjetor, të organizojë një darkë joformale me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim pritet të shërbej si rast që shefi i ri i Këshillit Evropian të njihet personalisht me liderët e vendeve të rajonit por edhe për të përgatitur një samit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet me 18 dhjetor.    

Gjithashtu lexoni:

Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Kosova News 27/11/2024 27/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?