KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konferenca ndërkombëtare në UP, Çeku: Investimi në mësimdhënës përcakton cilësinë e arsimit
Arsim

Konferenca ndërkombëtare në UP, Çeku: Investimi në mësimdhënës përcakton cilësinë e arsimit

Kosova News
Kosova News 11:32 -23/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Është hapur edicioni i gjashtë i konferencës “Konferenca Ndërkombëtare e Kosovës për Kërkime Arsimore”, edicion në të cilin do të trajtohen tema për përgatitjen e mësimdhënësve, për cilësinë e mësimdhënies, reforma kurrikulare, edukimin në fëmijërinë e hershme, gjithëpërfshirjen, zhvillimin profesional, udhëheqjen shkollore, vlerësimin, teknologjinë dhe inteligjencën artificiale në arsim.

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku tha se kjo konferencë duhet të nxisë diskutimin për të ndarë përvoja të mira për ta projektuar të ardhmen e shkollave dhe të universiteteve në vend.

 “Kjo konferencë duhet të na nxisë diskutimin për të ndarë përvojat e mira, për të marrë mësime, për të analizuar sfidat dhe arritjet tona, e veçanërisht, për ta projektuar të ardhmen e shkollave dhe të universiteteve tona. Kjo konferencë, e cila organizohet nga Fakulteti i Edukimit, pikërisht nga aty ku nisin ndryshimet, aty ku formohen dhe përgatiten mësimdhënësit e brezave të rinj. Kjo platformë duhet të kontribuojë në bashkërendimin e politikave tona shtetërore. Temat që do të trajtoni këto dy ditë janë pikërisht mbi të cilat po vijon reforma në arsim. Çdo sistem arsimor vlen aq sa vlen investimi i mësimdhënësve që e përbëjnë atë”, u shpreh ai.

Kurse, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, foli për numrin në rënie të studentëve dhe tha se duhet reformuar sistemi arsimor për të pasur një të ardhme më të qëndrueshme.

“Ne jemi dëshmitarë që zhvillimet demografike po tregojnë që edhe numri i nxënësve, por edhe i studentëve është duke rënë. Largimi i njerëzve, jo vetëm nga Kosova, por nga tërë kjo pjesë e Evropës, është real. E në qoftë se duam të kemi një të ardhme të qëndrueshme, ne duhet, mund të punojmë fort që vërtet me shkuar vërtet vetëm në aspektin deklarativ që jemi duke punuar, duke reformuar sistemin e arsimit, edhe këtu me edukuar shoqëritë e dijes. Në qoftë se arrijmë ne, edhe mundësitë i kemi besoj fort të mira që me krijuar një shoqëri të dijes, atëherë ne e krijojmë bazën edhe për me i mbajtur njerëzit këtu, edhe për me krijuar një fundament solid për zhvillim të qëndrueshëm. E në qoftë se dështojmë këtu, atëherë edhe besoj që kemi me dështuar si shoqëri, si universitet, edhe gjithë si shoqëri. Duke parë zhvillimet e viteve, dekadave të fundit, me gjithë sfidat që ekzistojnë, unë besoj që trendi është pozitiv. Ne jemi duke tentuar me u përshtatur bazuar në zhvillimet teknologjike, punë me të cilën jetojmë”, tha Hajrullahu.

Ndërsa, dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi  theksoi se po krijohet përshtypja se në disa profile ka më shumë mësimdhënës sesa është kërkesa, ndërsa në anën tjetër po shkohet gradualisht drejt mungesës së kuadrove të kualifikuara në disa profile të tjera.

“Brenda pak vitesh, ne kemi kaluar nga mësimdhënia tradicionale e natyrës shkumës dhe tabelë, tek nevoja për përdorim aktiv të teknologjisë digjitale. E sot po përballemi me sfidat dhe mundësitë e inteligjencës artificiale. Asnjë profesion tjetër nuk ka për detyrë të përgatisë brezat e rinj për një botë që po ndryshon kaq shpejt. Ndërsa në anën tjetër, ndryshimet, si reforma kurrikulare dhe licencimi i mësimdhënësve, po perceptohen më shumë si kërkesa shtesë e kontrollit sesa mbështetje profesionale. Paralelisht, ndryshimet demografike dhe rënia e numrit të nxënësve po krijojnë një paradoks interesant. Nga njëra anë, krijohet përshtypja se në disa profile kemi më shumë mësimdhënës sesa është kërkesa, ndërsa në anën tjetër po shkojmë gradualisht drejt mungesës së kuadrove të kualifikuara në disa profile të tjera. Kjo tek interesimi i të rinjve për studime në fushën e edukimit është përgjysmuar në 5 vitet e fundit. E, Kosova vazhdon të ketë pesë fakultete të edukimit, numër ky që e kalon vendet e rajonit në proporcion me popullatën”, tha ai.

Konferenca, do zgjasë dy ditë, ndërsa gjatë këtyre ditëve do të ketë mbi 120 prezantime shkencore të organizuara në 22 sesione paralele në sallat e Fakultetit të Edukimit.

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Kurti: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit dhe ristrukturimit të arsimit të lartë

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Kosova News 23/06/2026 23/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
17° _ 17°
86%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
31 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Qelaj: Demarkacioni u bë me 2009, nuk u kompensuan krejt pronat që mbetën në Maqedoninë e Veriut
13:15 -23/06/2026
Mediat botërore për Messin: ‘Mbreti i Botës’
13:15 -23/06/2026
Zjarr në Prizren, digjet një barakë e vjetër
12:32 -23/06/2026
Aksidenti tragjik në autostradën gjermane, varrimi i dy motrave do të bëhet në Kosovë
12:30 -23/06/2026
UNMIK: Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë
12:29 -23/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?