KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konferenca e sigurisë kibernetike, Kurti: Transformimi digjital është në fokus të qeverisjes sonë
Siguri

Konferenca e sigurisë kibernetike, Kurti: Transformimi digjital është në fokus të qeverisjes sonë

Kosova News
Kosova News 13:52 -26/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten në konferencën ndërkombëtare të sigurisë kibernetike “Cyber zero” tha se transformimi digjital do të sjellë benefite të shumta si për shtetin edhe për shoqërinë.

Sipas Kurtit digjitalizimi i administratës publike në veçanti mundëson rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Kryeministri po ashtu theksoi se përmes digjitalizimit në arsim qeveria synon arsim më cilësor në të gjitha nivelet, ndërsa sistemi i informacionit shëndetësor do të krijojë mundësi për shëndetësi më efikase.

“Me digjitalizim të gjithmbarshëm presim rritje të kursimeve, të produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë në ekonomi”, tha Kurti.

Me këtë rast, kryeministri njoftoi se Qeveria është duke i adresuar rreziqet e sigurisë kibernetike përmes një angazhimi shumëdimensionalë dhe shtoi se në tetor të vitit të kaluar, është miratuar në qeveri Ligji për sigurinë kibernetike si dhe është aprovuar në lexim të parë në Kuvend. Përmes këtij ligji do të themelohet Agjencia për Siguri Kibernetike, që do të jetë institucioni kyç përgjegjës për caktimin dhe zbatimin e masave për siguri kibernetike në Republikën e Kosovës.

Ndërkohë, është finalizuar drafti i strategjisë së re për sigurinë kibernetike, që pritet të vendoset në konsultime publike në fund të këtij muaji, për çka kryeministri Kurti i inkurajoi të gjithë që të marrin pjesë.

Strategjia rithekson domosdoshmërinë e forcimit të mekanizmave institucionalë dhe rritjes së kapaciteteve të qëndrueshme njerëzore në fushën e sigurisë kibernetike në nivel të shtetit. Në veçanti, parashihet rritja e kapaciteteve për trajtimin e incidenteve kibernetike në luftimin e krimit kibernetik.

Më tej, kryeministri Kurti tha se mbrojtjen efektive të vendit në fushën e sigurisë kibernetike do të mund ta bëjmë vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë e të dendur ndërmjet sektorit publik e privat, akademisë e komunitetit të gjerë të sigurisë kibernetike në vend, si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet mike, e gjithsesi edhe konferenca “Cyber Zero” i kontribuon një bashkëpunimi të tillë.

Në fund, duke vënë theksin te rëndësia e sigurisë kibernetike, ai shtoi se Republika e Kosovës do ta shtojë investimin e saj në mbrojtje dhe siguri, por se as mbrojtja e as siguria nuk janë të mbrojtura e të sigurta, përderisa nuk ka siguri kibernetike. 

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kosova News 26/01/2023 26/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?