KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konferenca e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar me popullin e Kosovës
EkonomiPolitikë

Konferenca e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar me popullin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:52 -29/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Tri ditë radhazi në Prishtinë po mbahet konferenca e investitorëve amerikanë.

Kjo po shihet si një mundësi strategjike për të tërhequr investime të huaja dhe për të përshpejtuar punën në infrastrukturën në kryeqytet.

Këto investime me theks të veçantë u përmendën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Para të pranishmëve, përmes një videoje, ka dërguar një mesazh edhe gjenerali Wesley Clark, i cili tha se është krenar me popullin e Kosovës.

“Ajo që shpresojmë në Kosovë, është një mbështetje e fortë, e fortë nga komuniteti ndërkombëtar për investimet e huaja direkte në Kosovë. Ato janë burimi jetik për të çuar vendin përpara. Ne i kishim në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 19-të. Ne nuk do të ishim bërë kurrë fuqia industriale që u bëmë pa investimet franceze, britanike dhe gjermane në hekurin, çelikun dhe hekurudhat amerikane. Në Kosovë do të jetë ndryshe. Ju keni burime të jashtëzakonshme të linjitit me cilësi të ulët, por shumë të vlefshëm. Ato po digjen aktualisht, por shumë gjëra mund të bëhen me to. Keni një komunitet të mrekullueshëm bujqësor. Keni ekologji të shkëlqyer. Keni male, qendra skijimi. Ka një potencial të mrekullueshëm për investime të huaja direkte në të gjitha këto fusha. Dhe sigurisht, ne kemi nevojë për reziliencë në të gjithë infrastrukturën. Është e vetëkuptueshme që nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë në botë. Prandaj kur flasim për energji elektrike, ujësjellës komunal, furnizime energjetike në përgjithësi, rezilienca është një mundësi e madhe investimi për Kosovën”, ka thënë ai.

Ndërkaq, gjenerali Clark pati edhe një mesazh për qeverinë.

“Dua gjithashtu të them se mendoj që qeveria ka një rol të madh për të luajtur, së pari në krijimin e një ambienti të mirë këtu, duke mirëpritur investitorët, duke ofruar mbështetje qeveritare, dhe gjithashtu aftësinë për të bërë partneritete publiko-private. Pra, të gjitha këto duhet të jenë në tryezë këtë mëngjes. Jam shumë krenar për popullin e Kosovës. Ju keni përballuar shumë gjatë viteve 1980 dhe 1990. Ju e keni fituar lirinë dhe shtetësinë tuaj. Dhe kam qenë shumë i kënaqur ta shoh këtë, shumë krenar që jam kthyer dhe të jem i lidhur me shumë prej jush”, tha ai.
E, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se Prishtina është qendër evropiane në rritje të shpejtë e ndërtuar për investime.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: Për herë të parë deponitë sanitare hapen për qytetarët

Gërbeshi: Pas shumicës së drejtorive, PDK-ja po i kap edhe katër Ndërmarrje Komunale të Prishtinës

Haxhiu: Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian na kujton rëndësinë e respektit dhe barazisë për të gjitha komunitetet

Haziri deklarohet sërish: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente

Lekaj thotë se AAK s’bëhet “patericë” e Kurtit, nuk hyn në qeveri me VV-në

Kosova News 29/04/2026 29/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
83%
1 km/h
Thu
31 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Gjyqi i dytë ndaj Thaçit – gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?
22:48 -24/06/2026
Vajza e Tahir Sinanit reagon ashpër pas postimit të Taulant Ballës: E vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do t’ua thyejë qafën
21:57 -24/06/2026
Gjendet pa shenja jete një i mitur në Gjakovë, policia fillon hetimet
21:51 -24/06/2026
Pacolli: Për herë të parë deponitë sanitare hapen për qytetarët
20:52 -24/06/2026
Xhaka starton për Zvicrën në ndeshjen ndaj Kanadasë
20:23 -24/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?