KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komunikatë nga Ministria e Shëndetësisë rreth çështjes së ujit të pijes në Kaçanik
Shëndetësi

Komunikatë nga Ministria e Shëndetësisë rreth çështjes së ujit të pijes në Kaçanik

Kosova News
Kosova News 23:19 -08/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë sonte në orët e vona ka publikuar një komunikatë për media rreth ngjarjes që ka ngjallur shqetësim në Komunën e Kaçanikut për çështjen e ujit të pijës.

Në komunikatën e ministrisë theksohet që nga mostrat e ujit të marra, analizat bakteriologjike kanë treguar se këto mostra të ujit nuk i plotësojnë standardet e ujit të pijshëm.

Komunikata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

Menjëherë pas pranimit të informatës së parë për shtim të numrit të rasteve të raportuara me barkqitje dhe të vjella në Komunën e Kaçanikut, në terren ka dalur ekipi nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Ferizaj (dega regjionale e IKShKP në Ferizaj) dhe ka marrë mostrat e ujit në lokalitetet ku ka pasur raste të raportuara.

Ndërkaq, sot Komunën e Kaçanikut kanë shkuar në vizitë edhe zv. minstrja e Shëndetësisë, znj. Dafina Gexha-Bunjaku, zv. ministri i  Ekonomisë, z. Mentor Arifaj, këshilltari i ministrit të MPB, z. Lorik Lipoveci dhe dy deputetë të Kuvendit të Kosovës: Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Dr. Mirsad Shkreta nga Komisioni parlametar për shëndetësi I KUvendit të Kosovës.

Atje janë takuar me  kryetarin e Komunës Kaçanik, z. Besim Ilazi, drejtoreshën e QRShP- Ferizaj, Dr. Sevdije Mehmetin, drejtorin e QKMF-së, Dr. Sinan Zenelin me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim është siguruar përkrahja nga niveli qendror dhe delegacioni nga Prishtina është informuar për së afërmi me ngjarjen dhe situatën. Janë vizituar edhe disa burime e rezervoare shpërndarëse të ujit në fshatrat Dubravë e Biçec, të kësaj komune.

Lajmi i mirë është fakti se të gjithë qytetarët e trajtuar janë në gjendje të përmirësuar shëndetësore, pa asnjë referim për hospitalizim.

Nga data 5 korrik 2022 deri më sot në QKMF Kaçanik kanë kërkuar ndihmë mjekësore githsej 192 qytetarë, prej të cilëve shumica janë me simptoma të njëjta  si: temperaturë, ethe, barkqitje, vjellje, mundim.

Nga mostrat e ujit të marra, analizat bakteriologjike kanë treguar se këto mostra të ujit nuk i plotësojnë standardet e ujit të pijshëm.

Rekomandimet e IKShKP janë si në vijim:

1. Raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshimta në helmim, sipas legjislacionit në fuqi, përkatësisht Ligjit për Parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë (LNR: 02/L-109),

2. Të vazhdohet me informim të qytetarëve për vlimin e ujit, i cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose te shfrytëzohen resurset e tjera që kanë ujë të sigurt,

3. Të instalohet klorinatori në rezervuarin kryesor,

4. Të monitorohet cilësia e ujit, të vazhdohet me mostrim për analiza laboratorike-bakteriologjike dhe vlera e klorit (Cl) rezidual,

5. Marrja e të gjitha masave prë njoftim dhe vetëdijesim të qytetarëve për situatën e krijuar,

6. Si rekomandim kryesor ky sistem të sanohet dhe të futet nën menaxhimin e KRU “Bifurkacioni“.

Ministria e Shëndetësisë do ta përcjellë me vëmendje situatën dhe bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucionet e tjera relevante për hulumtimin e mëtutjeshëm të rastit.

Ndërkohë, deri në sanimin dhe eliminimin e të gjitha problemeve me ujin, u bëhet thirrje qytetarëve të Komunës së Kaçanikut që si masë preventive të vlojnë ujin, i cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose të shfrytëzohen resurset e tjera që kanë ujë të sigurt.

Gjithashtu lexoni:

Shtim i vaksinimit, efektiv për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

Vitia: Kushdo që ka provon të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë

Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kong, AUV del me një sqarim

Këshilla nga “Zhan Mitrev”: Kujdesi në shtëpi pas lindjes me prerje cezariane

TAGGED: Kaçanik, Uji i pijes
Kosova News 08/07/2022 08/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha
19:58 -10/05/2025
Kishte dalë të mblidhte kanaçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë
19:36 -10/05/2025
Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh
19:33 -10/05/2025
A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?
19:30 -10/05/2025
Meta bllokon faqen “Muslim” në Instagram në Indi
19:26 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?