KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna s`ka datë se kur finalizohet parkingu te Fakulteti i Filologjisë
Ekonomi

Komuna s`ka datë se kur finalizohet parkingu te Fakulteti i Filologjisë

Kosova News
Kosova News 10:32 -22/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Njëra nga problemet më të mëdha të kryeqytetit është komunikacioni i ngarkuar dhe mungesa e parkingjeve. E për ta evituar sadopak këtë problem, Komuna e Prishtinës në vitin 2019 ka nënshkruar kontratën  për ndërtimin e parkingut nëntokësor afër Fakultetit të Filologjisë, por që ende nuk e ka përfunduar, pavarësisht se ka kaluar afatin e përfundimit.

Dinamika për ndërtimin e parkingut nëntokësor afër Fakultetit të Filologjisë, po ec tepër ngadalë. Këtë e pranon edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu. Ai tha për Radio Kosovën se projektin e parkingut nëntokësor e kanë të trashëguar nga qeverisja e kaluar dhe se e kanë gjetur jo në dinamikën se çfarë është paraparë më kontratë.

“Projektin e parkingut nëntokësor, te Fakulteti Filologjik, e kemi trashëguar. E kemi gjetur si administratë e re. Prej fillimit jemi interesuar për dinamiken e punimeve dhe është e vërtetë që e kemi trashëguar jo në gjendje të mirë, jo në dinamiken çfarë është paraparë me kontratë”, ka thënë Musliu.

Për ndërtimin e parkingut nëntokësor, Komuna e Prishtinës në vitin 2019 kishte nënshkruar kontratën me një konsersium Kosovar-Italian “Parking Center”, e sipas kontratës  ishte paraparë që projekti të përfundojë brenda 24 muajve të ardhshëm. Por, Komuna e Prishtinës as tani për tani nuk e di kohën se kur do të përfundojë ndërtimi i këtij parkingu.

“Nuk kemi data se kur do të përfundojë dhe nuk mund të jap ndonjë arsye. Punimet varen prej faktorëve të ndryshëm, nuk është projekt i vogël por gjithsesi  jemi duke bërë maksimumin që në një periudhë sa më të shpejtë ta jetësojmë parkingun nëntokësor”, ka shtuar Musliu.

Ndryshe kapaciteti i këtij parkingu do të jetë 500 deri 900 makina.

Gjithashtu lexoni:

ASK: Mbi 207 mijë banesa të blera, të pabanuara në Kosovë

Durmishi: Sfidat janë të përkohshme por urat do të jenë të përhershme

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht

Kosova News 22/07/2022 22/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja befasuese e verës, Man City po synon ta aktivizojë klauzolën e yllit të Interit
20:35 -07/07/2025
Hapet rruga Hani Elezit – Shkup, ishte mbyllur shkak i zjarreve të mëdha
20:30 -07/07/2025
Ministri rus i transportit gjendet i vdekur disa orë pasi u shkarkua nga Putini
20:27 -07/07/2025
Toka në pikën më të largët nga Dielli – pse është kaq nxehtë?
20:25 -07/07/2025
Mediat ruse: Ministri qëlloi veten me armë zjarri
20:23 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?