Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Buharremaj ka publikuar urdhëresën për ndalimin e mjeteve piroteknike.
“NDALOHET ndezja e fishekzjarreve dhe mjeteve (produkteve) piroteknike gjatë festave të fundvitit në vendet e hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, mugë sheshe dhe tregje.
NDALOHET shitja e fishekzjarreve dhe mjeteve (produkteve) piroteknike në vendet publike pa lejen e organit kompetent komunal.
Ndalesa sipas pikës se kêsaj urdhërese vlen për periudhën nga data 27 dhjetor 2023 deri më 03 janar 2024, përjashtim bën data 31 dhjetor 2023 prej orës 18:00 deri në ora 2:00 e datës 01 janar 2024 (shtatë orë).
Shitësit ambulativ të fishekzjarreve dhe mjeteve (produkteve) piroteknike lejohen vetëm te tregu javor. Personat gë bien në kundērshtim me dispozitat e kësaj Urdhërese do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.
OBLIGOHET Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë së bashku me Drejtorinë e Inspekcionit pēr zbatimin e kësaj Urdhërese.
URDHERESA hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga ana e Kryetarit të Komunës”, thuhet në vendim.
Kësisoj, Suhareka është komuna e parë që merr vendim të prerë për ndalimin e fishëkzjarreve.


