KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Rahovecit ndan çmimin “Qyetetari nderi”, gazetarit gjerman Erich Rathfelder
Lajme

Komuna e Rahovecit ndan çmimin “Qyetetari nderi”, gazetarit gjerman Erich Rathfelder

Kosova News
Kosova News 16:40 -27/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Rahovecit ka ndarë çmimin “Qytetari nderi” për gazetarin gjerman, Erich Rathfelder. Me këtë titull ai nderohet për raportimin e drejtë dhe profesional të tij gjatë vitit 1998, në kohën e luftës për situatën e ndodhur në Kosovë dhe Rahovec. Drejtues të kësaj komune kanë vlerësuar se gazetari gjerman ka pasqyruar vrasjet dhe propagandën e serbëve kundrejt Kosovës.

Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi tha se gazetari gjerman Rathfelder e meriton çmimin “Qytetarë nderi” i Rahovecit për kontributin që ka dhënë në luftën e Kosovës duke raportuar gjendjen e shqiptarëve në gazetën gjermane.

Latifi tha se gazetari Rathfelder me raportimet e tij për Kosovën ishte zë i shpëtimit për shqiptarët.

“Jemi bashkë sot për të nderuar një njeri i cili me plot sakrifica ka thënë shumë dhe ka pas peshë të jashtëzakonshme në atë që….. që i kontribuojnë lirisë, një gazetarë i cili i kontribuojë lirisë jo me pushkë në dorë po sakrifikoi shumë për lirinë duke pasqyruar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën për Kosovën, Bosnjën dhe për gjitha atë që regjimi kriminal i Millosheviqit bëri në fund të vitit të shekullit të kaluar. Sot kam një emocion më të veçantë sepse në mesin tonë kemi një personalitet të fortë, një njeri që bëri jehonë luftës dhe sakrificave tona për liri dhe pavarësi.

Aleanca veri atlantike NATO i dëgjoji me shqetësim raportimet e këtij gazetari guximtarë dhe propozimin e tij për ndërhyrje humanitare në Kosovë, me faktet e prezantuara bëri çështja e Kosovës të mos trajtohet si çështje e brendshme. Por ai tash po vjen mes nesh në Kosovën e pavarur dhe që po përpiqet dhe sot me kapacitetin që ka të forcojë identitetin e vet shtetëror pra shteti ynë ndonëse me shumë sfida e vështirësi”, tha Latifi.

Kryetari i Rahovecit derisa tregoi situatën e luftës në Kosovë, gazetarin Rathfelder e quajti mik të Kosovës, që sipas tij gazetari gjerman edhe pse kishte marrë kërcënime nga Serbia për raportimet e luftës në Kosovë, ai ka vazhduar të mbështesë Kosovën.

“Shqiptarët gjetën mbështetje të vazhdueshme tek populli gjerman gjë që u dëshmua edhe në luftën e fundit të vitit 1998, 1999 e për të shkundur politikën gjermane është dashur angazhimi i njerëzve me vullnet dhe të përkushtuar ndaj drejtësisë dhe lirisë së popujve të preokupuar ndaj serbëve, e një ndër ta edhe është miku ynë Erich reporter i gazetës “Tages Zeitung”.

Raportet e tij në fillim u morën me rezervë, mirëpo më pas faktet e prezantuara nga ai u bënë tronditëse për botën e civilizuar. Për qytetarët e Rahovecit gazetari Rathfelder është ikonë e mirësisë dhe miqësisë përjetimet e tij në Kosovë që nga viti 1987 e këndej sidomos gjatë luftës ë fundit e trembën opinionin publik në gjermani e më gjerë, ndërsa propaganda serbe që i druhej të vërtetës nuk la mjet e metodë që të heqtë këtë zë kumbues, nuk ju mjaftoi që të shpallin të padëshirueshëm, por edhe e kërcënuan me vdekje”, shtoi Latifi.

Me këtë rast gazetari gjerman. Erith Rathfelder tha se historia e Rahovecit është shumë e prekshme dhe se raportimet e tij kanë ndikuar në politikën e Serbisë.

Ai tha se sot përkrahë lirinë e Kosovës dhe liria sot për popullin shqiptar është një mesazh i njerëzve që kanë vdekur në luftë.

“Jam shumë i prekur për këtë çmim, është shumë mirë me qenë këtu edhe me marrë një mirënjohje për të cilën nuk kam menduar se mund të mendohet kështu, se ju kujtoj në atë kohë edhe jetën time si gazetar të atëhershëm e kujtoni. Është për mua shumë e prekshme historia e Rahovecit, të vdekurit në deponi të bërllokut, këtu të pabesueshme këtë sjellje të pa besueshme jo vetëm njerëzit me i mbyt por edhe me i gjuajt në mbeturina.

Kjo ka treguar shumë jo njerëzore në këtë situatë të atëhershme, Rahoveci është një simbol për kohën atëhershme me ndryshimin edhe intervenimin e atëhershëm në bashkëlidhje me konfliktin e atëhershëm. Unë nuk jam i vetmi gazetar që ka ndikuar në ndikimin e politikës por sigurisht shkrimet kanë ndikuar në atë kohë edhe gjitha ato kërcënimet e atëhershme prej Serbisë me i ndryshuar. Unë jam për me ardhur liria, si mundemi me tejkaluar atë çka ka ndodhur kujtesa për të vdekur për njerëzit që kanë vdekur atë here është një mesazh për neve qe jetojmë më bërë më mirë”, tha Rathfelder.

Gjithashtu lexoni:

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit

Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës

Kosova News 27/10/2023 27/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?