Komuna e Prishtinës ka ndarë dy njësi banesore që do të shërbejnë si strehimore të përkohshme për personat e komunitetit LGBTQ+ që përballen me dhunë, përjashtim apo diskriminim, shkruan KosovaNews.
Këtë e ka bërë të ditur organizata CSGD dhe CEL Kosova duke thënë se ky vendim vjen pas më shumë se pesë vitesh angazhim dhe bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës.
Njësitë banesore të ndara nga Komuna, aktualisht janë bosh, por po punohet për mobilimin dhe pajisjen e tyre në mënyrë që të ofrojnë kushte të denja për banim dhe siguri për personat në nevojë. Ato do të shërbejnë si zgjidhje e përkohshme deri në funksionalizimin e një strehimoreje të përhershme.
Sipas organizatës CSGD, kjo hapësirë do të jetë një vend i sigurt për personat LGBTQ+ që janë viktima të dhunës në familje, të dhunës fizike, të diskriminimit apo të krimeve të motivuara nga orientimi seksual ose identiteti gjinor.
🏳🌈 Një hap drejt sigurisë: Strehimorja e parë për personat LGBTQ+ në Kosovë së shpejti do të hapet! Pas më shumë se 5…
Posted by Csgd Kosovo on Monday, July 21, 2025


