Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se sot Komuna e Prishtinës me Komunën e Gracaniqës, kanë nënshkruar marrëveshje për lëshimin e linjës së transportit të udhëtarëve.
Për këtë linjë të transportit është vendosur se nisja dhe kthimi të bëhen nga rrugët: “Mon Balaj”, “Fahri Fazliu”, “Ilir Konusheci”, “UÇK”, “Migjeni”, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi”, “Gjorgj Bush”, Bulevardi “Bill Clinton”, Rrethi në M2 vazhdon për Veterrnik, “Jusuf Gërvalla”, rruga Prishtinë – Gjilan, Hajvali, Graçanicë dhe përfundon në Kishnicë, thuhet në njoftimin e Zogajt./KosovaNews/