Drejtoria e Arsimit, së bashku me Drejtorinë e Shëndetësisë në Prishtinë, kanë filluar një kampanjë për shëndetin oral të fëmijëve parashkollore. Sipas drejtoreshë së Arsimit, Besianë Musmurati, ligjëratat për shëndetin oral do të të mbahen në të gjitha shkollat e Prishtinës dhe të gjitha qendrat e mjekësisë familjare do të jenë të hapura për këtë grupmoshë të fëmijëve.
“Bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, filluam kampanjën për promovimin e fluorizimit të dhëmbëve te fëmijët parashkollorë. Filluam me ligjëratën për shëndetin oral në shkollën “Meto Bajraktari”, për të vazhduar në çdo shkollë të Prishtinës. Qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë do të jenë të hapura për fëmijët e moshave që të bëjnë fluorizimin e dhëmbëve. Disa nga benefitet kryesore të fluorizimit të dhëmbëve te fëmijët janë:
Bën dhëmbët më të fortë dhe rezistent ndaj acidit
Parandalon zhvillimin e kariesit
Zvogëlon rrezikun e prishjes së dhëmbëve
Prandaj, u bëj thirrje prindërve që të dërgojnë fëmijët nga mosha 4-vjeçare, që janë me dhëmbë të qumështit, të vizitojnë poliklinikën stomatologjike dhe qendrat e mjekësisë familjare për të bërë fluorizimin e dhëmbëve të fëmijëve”, ka shkruar në profilin e saj në ‘Faceboook’ drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati./kosovanews/