Komuna e Gjilanit ka njoftuar se Drejtoria e Inspeksionit ka lëshuar dy njoftime me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të ujit të pijshëm dhe hedhjes së mbeturinave.
Sipas njoftimit të komunës, të gjithë ata që nuk respektojnë këto vendime do të gjobiten.
Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspeksionit, tha se njoftimi i parë ka të bëjë me ndalimin e lëshimit të ujit nga krojet nëpër oborre dhe rrugë, kurse njoftimi i dytë me ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e përbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.
“Personat fizikë dhe juridikë që nuk i respektojnë këto dy vendime do të sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale”, tha Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspeksionit në komunën e Gjilanit”, njofton Komuna e Gjilanit.


