Oda Ekonomike e Kosovës në 60 vjetorin e themelimit ka organizuar gala mbrëmjen “THE BEST OF KOSOVO 2022”, me ç’rast ka ndarë edhe çmimet për bizneset dhe ndërmarrësit më të suksesshëm.
Kompania “Lab-Oil Sh.P.K” mori çmimin prestigjioz si Eksportuesi i Vitit 2022.
Udhëheqësit e Odës Ekonomike vlerësuan lart kompaninë “LAB- OIL” për punën e palodhshme dhe kontributin e madh që ka dhënë në zhvillimin e ekonomisë së vendit, ku me produktet e saj cilësorë ka arritur të depërtoj edhe në tregun rajonal dhe evropian duke u bërë njëherit edhe një ndër eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë.
Kompania LAB-OIL përveç produkteve të naftës merret edhe me përpunimin e petrokoksit me teknologjinë më të fundit gjermane me të cilën furnizon edhe gjigandet e mëdha industriale me lëndë të parë, si Feronikli në Drenas, Sharrcem në Kaçanik, Feni Kavadarc në Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë prodhuesit tullave të ndërtimit në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.