Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas sulmit mbi dy të rinj serbë.
“Jam i shokuar me sulmin e sotëm në Shtërpcë. Nuk mund të ketë justifikim për asnjë lloj dhune”, është shprehur ai.
“U uroj shërim të shpejtë. Besoj se do të ketë hetim të plotë nga autoritetet e Kosovës”, ka shkruar Varhelyi në Twiteer.
Kujtojmë se lidhur me rastin në Shtërpcë është arrestuar një person.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka konfirmuar se i përfshirë në rast është një pjesëtar i FSK-së.
I am shocked by the attack on two children in Shtërpcë today.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) January 6, 2023
There can be no justification for any violence.
I wish them fast recovery!
I trust that full investigation will be carried out by the authorities of #Kosovo. https://t.co/9mTGJGBuiA


