KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KOMF: Të mos lejojmë largimin e edukatës seksuale nga shkollat
Arsim

KOMF: Të mos lejojmë largimin e edukatës seksuale nga shkollat

Kosova News
Kosova News 12:43 -15/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Koalicioni i OJQ–ve për mbrojtjen e fëmijëve – KOMF vlerëson se edukata seksuale është një pjesë thelbësore e zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e tyre fizik, emocional dhe mendor.

Sipas KOMF-it, një edukim i tillë është vendimtar për t’u ndihmuar atyre të kuptojnë ndryshimet trupore, marrëdhëniet, përgjegjësitë dhe kufijtë personalë, duke rritur mundësinë e mbrojtjes nga rreziqet dhe duke i fuqizuar ata për të bërë zgjedhje të shëndetshme dhe të informuara.

Në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, veçanërisht Nenin 17 i cili kërkon që shtetet të sigurojnë qasje për fëmijët në informacione dhe materiale nga burime të ndryshme për përfitimin e tyre shoqëror dhe moral, edukata seksuale përbën një të drejtë të garantuar për fëmijët. Gjithashtu, Neni 19 kërkon që shtetet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur fëmijët nga çdo formë e dhunës dhe abuzimit, duke përfshirë masat edukative për t’i ndihmuar ata të jenë të informuar dhe të mbrojtur, thuhet në reagimin e KOMF-it.

Në këtë drejtim, KOMF-i mbështet Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për integrimin e edukatës seksuale në arsimin parauniversitar në Kosovë. Ky integrim reflekton edhe obligimet që burojnë nga Ligji për mbrojtjen e fëmijës në Kosovë, ku në Nenin 7 përcaktohet e drejta e çdo fëmije për mbrojtje nga çdo formë dhune, abuzimi dhe shfrytëzimi, si rdhe e drejta për qasje në arsimim gjithëpërfshirës dhe cilësor, përfshirë edukatën shëndetësore dhe seksuale.

Për më tepër, përfitimet e edukatës seksuale në shkolla janë të shumta dhe përfshijnë parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, parandalimin e shtatzanive të pa dëshiruara, parandalimin e aborteve, parandalimin e braktisjes së fëmijëve, parandalimin e martesave të hershme, etj.

Duke parë rëndësinë e edukatës seksuale tek fëmijët si dhe çështjet e ngritura ditëve të fundit, KOMF-i kërkon rishikimin dhe redaktimin e teksteve, doracakëve si dhe çdo materiali tjetër që kontribuon në arritjen e rezultateve në këtë fushë. Në këtë mënyrë do të eliminohen edhe mundësitë për keqkuptime dhe interpretime të ndryshme te profesionistët që zbatojnë këto materiale. Gjithashtu, është e rëndësishme që tekstet, doracakët dhe materialet të jenë të qasshme edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke përfshirë udhëzime të përshtatura dhe materiale të qasshme për ta.

Por nuk duhet të lejohet asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona. Një veprim i tillë jo vetëm do të nënkuptonte mohim të së drejtës themelore të secilit fëmijë për të qenë i informuar dhe i mbrojtur, por edhe do të na largonte nga parimet e Bashkimit Evropian.

Si shoqëri, nuk duhet të lejojmë që fëmijët tanë të privohen nga e drejta për informim dhe për parandalim të dhunës dhe abuzimit seksual. Një edukim i bazuar mbi të drejtat e njeriut dhe shëndetin seksual është thelbësor për t’i përgatitur ata për marrëdhënie të sigurta, si dhe për të krijuar një bazë për zhvillimin e shëndetshëm emocional dhe social të tyre, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

Kosova News 15/11/2024 15/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Wirtz në bisedime me Cityn
21:19 -13/05/2025
Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez
21:17 -13/05/2025
Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi
21:13 -13/05/2025
FSK-ja dhe Policia e Kosovës gjejnë personin e zhdukur në Kllokot
21:11 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?