KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KOMF: Fëmijët në Kosovë përballen me dhunë, diskriminim dhe mungesë shërbimesh
Lajme

KOMF: Fëmijët në Kosovë përballen me dhunë, diskriminim dhe mungesë shërbimesh

Kosova News
Kosova News 12:34 -01/06/2025
Shpërndaje
A little Asian boy with a sad and lonely expression hides in the shadows under a table at home, while being scolded by his mother
Shpërndaje

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka ngritur alarmin për situatën e rëndë të të drejtave të fëmijëve në vend, duke bërë thirrje për reforma urgjente dhe investime të qëndrueshme në sektorët kyç që ndikojnë në jetën e fëmijëve.

Sipas KOMF, megjithëse fëmijët nën 18 vjeç përbëjnë rreth 28% të popullsisë së Kosovës, “sistemi i brishtë i mbrojtjes sociale rrezikon mirëqenien dhe zhvillimin e tyre”.

Organizata thekson se skemat sociale janë kryesisht reaktive dhe jo parandaluese, ndërsa shtesat për fëmijë përjashtojnë fëmijët e moshës 16-18 vjeç, duke i diskriminuar ata.

“Qëndrueshmëria financiare e shërbimeve sociale mbetet ndër sfidat kryesore, duke rrezikuar reduktimin e shërbimeve për fëmijët dhe mohuar të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutë”, thuhet në deklaratë.

Situata është veçanërisht alarmante edhe në aspektin e mbrojtjes nga dhuna. Të dhënat e fundit tregojnë se 72% e fëmijëve në Kosovë përjetojnë forma të dhunshme të disiplinimit brenda familjes.

Rreth 600 fëmijë jetojnë pa kujdes prindëror, ndërsa 5% e fëmijëve janë të përfshirë në punë të rënda.

KOMF kritikon moszbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili ndonëse është miratuar që në vitin 2020, ende nuk ka gjetur zbatim të plotë.

“Kapacitetet e limituara financiare dhe njerëzore kanë krijuar një sistem që menaxhon vetëm rastet më të rënda emergjente, duke neglizhuar masat parandaluese dhe mbështetëse”, thekson organizata.

Në fushën e arsimit, përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor mbetet tejet e ulët. Vetëm 15% e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç ndjekin programe zhvillimore. Sfidat përfshijnë edhe rezultatet e dobëta në testimet ndërkombëtare, përfshirë Testin e Arritshmërisë dhe PISA, si dhe mungesën e qasjes për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Vetëm 609 nga 1,044 institucione arsimore ofrojnë qasje fizike për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa numri i stafit mbështetës është i pamjaftueshëm”,thekson KOMF.

Gjendja është e rënduar edhe në sektorin e shëndetësisë, ku mungesa e sigurimeve shëndetësore bën që prindërit të përballen me kosto të larta për trajtimin e fëmijëve.

Në të gjithë Kosovën, janë vetëm 7 psikiatër për fëmijë 10 specialistë të psikologjisë klinike dhe 2 psikologë klinikë në të gjithë vendin, ndërkohë që mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ka rënë nga 18 në 16 vjeç dhe numri i përgjithshëm i përdoruesve të këtyre substancave ka kaluar 30,000.

“Kosova ende nuk ofron shërbime dhe programe parandaluese dhe rehabilituese për fëmijët dhe adoleshentët përdorues të këtyre substancave”, shton KOMF.

Përballë kësaj situate, KOMF bën thirrje për ndërmarrjen e masave urgjente, përfshirë:

-Hartimi dhe zbatimi i politikave dhe programeve për mbështetjen dhe fuqizimin e familjeve, fuqizimin ekonomik; Miratimi i Ligjit të ri për Asistencë Sociale, largimi i kritereve diskriminuese për fëmijët; Reformimi i shtesave për fëmijë, rritja e shumës mujore dhe përfshirja e moshës 17-18 vjeç në kuadër të tyre;

– Miratimi i Projektligjit për të Drejtat, Vlerësimin, Trajtimin dhe Njohjen e Statusit, Shërbimet dhe Përfitimet për Personat me Aftësi të Kufizuar;

-Themelimi i linjës telefonike falas për mbrojtjen e fëmijës dhe themelimi i shtëpive për mbrojtjen e fëmijëve sipas Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës;

-Themelimi i shërbimeve dhe programeve për parandalimin e përdorimit të drogave nga fëmijët; Organizimi i ekipeve mobile në komunitet për identifikim, testim dhe mbështetje të rasteve të fëmijëve viktima të abuzimit me droga; Themelimi i shërbimeve për fuqizimin e prindërve për kujdesin dhe mbështetjen e fëmijëve gjatë rehabilitimit dhe re-integrimit;

-Rritja e burimeve njerëzore brenda institucioneve publike shëndetësore për shëndetin mendor;

– Rritja e numrit të institucioneve parashkollore dhe e përfshirjes së fëmijëve në nivelin parashkollor;

-Rishikimi i planprogramit mësimor, rishikimi i kurrikulave dhe rishikimi i teksteve shkollore; Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve dhe mbështetja dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i tyre;

– Rritja e numrit të mësuesve mbështetës, asistentëve mbështetës për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe sigurimi i qasjes fizike për ta, në shkolla;

– Themelimi i qendrave apo shtëpive të specializuara për trajtimin dhe rehabilitimin e fëmijëve në konflikt me ligjin, nën moshën e përgjegjësisë penale.

“Fëmijët nuk mbrohen me fjalë – duhen veprime dhe investime konkrete për të garantuar një të ardhme të sigurt për çdo fëmijë në Kosovë”, përfundon deklarata e KOMF.

Gjithashtu lexoni:

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Kosova News 01/06/2025 01/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?