KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandanti i KFOR-it: Situata në veri të Kosovës në përgjithësi është e qetë, por e brishtë
Siguri

Komandanti i KFOR-it: Situata në veri të Kosovës në përgjithësi është e qetë, por e brishtë

Kosova News
Kosova News 19:49 -20/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka thënë se situata në veri të Kosovës në përgjithësi është e qetë, por e brishtë. Ai thotë se do të vazhdojnë që me përpjekjet e tyre t’i parandalojnë eskalimet duke shtuar se janë të gatshëm që t’i përgjigjen sfidave të mundshme.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës ndonëse në përgjithësi është e qetë, megjithatë mbetet e brishtë.Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Ulutas tha se pas rritjes së tensioneve në vitin e kaluar në veri të Kosovës, NATO ka dërguar qindra trupa shtesë, duke katërfishuar praninë e KFOR-it dhe trefishuar numrin e patrullimeve.

“Në përgjithësi, situata është e qetë, por mbetet e brishtë. Pas rritjes së tensioneve në vitin e kaluar, NATO zbarkoi qindra trupa shtesë. Katërfishuam praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe trefishuam numrin e patrullimeve, përfshirë ato përgjatë vijës së kufirit administrativ.

Forca e misionit tonë aktualisht është rreth 4500 trupa, me kontribute nga 28 vende, përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s.

Këto janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni i KFOR-it të vazhdojë ta përmbushë mandatin e tij të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, të ofrojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dihet në mënyrë të paanshme”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Ulutas shtoi se do të vazhdojnë që me përpjekjet e tyre t’i parandalojnë eskalimet. Ai tha se janë të gatshëm që t’i përgjigjen sfidave të mundshme.

“Do të vazhdojmë me përpjekjet tona për t’i parandaluar eskalimet dhe jemi të gatshëm që t’i përgjigjemi sfidave të mundshme, duke e përshtatur praninë tonë, sipas nevojës, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Vazhdojmë që të veprojmë si përgjegjësi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), si përgjegjësit e parë dhe të dytë respektivisht, me të cilët bashkëpunojmë dhe koordinojmë në mënyrë të rregullt”, tha Ulutas.

Ulutas ka ritheksuar qëndrimin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor në nëntorin e kaluar se NATO mbështet fuqishëm dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.Siç e tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-së gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor në nëntorin e kaluar, “Stabiliteti varet nga të gjitha palët, duke zgjedhur diplomacinë para dhunës. NATO mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës.

Të dyja palët duhet të angazhohen me mirëbesim. Kjo ishte e vetmja mënyrë për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”.Ndërkohë teksa pyetet se cila është situata e përgjithshme në zonat kufitare me Serbinë, Ulutas thotë se në mënyrë të paanshme KFOR-i po ofron një mjedis të sigurt dhe të qetë

.“Mandati i KFOR-it është i qartë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999: të ofrojë një mjedis të qetë dhe të sigurt pēr të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Trupat e KFOR-it po realizojnë patrullime në mbarë Kosovën, përfshirë patrullimet e përbashkëta me Policinë e Kosovës dhe patrullimet e sinkronizuara me Forcat e Armatosura Serbe, në secilën anë të vijës së kufirit administrativ”./Dukagjini

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vushtrri

Grabitësit marrin mbi 2,500 euro nga një pompë derivatesh në Prishtinë

Fëmija i lënduar me trotinet elektrik vdes në QKUK

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Kosova News 20/02/2024 20/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Ekspertët: Diaspora mund të ketë deputetë të garantuar në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen
10:32 -21/06/2026
Draft-rregullorja për taksat e reja në Prishtinë, Rafuna: Çdo taksë për bizneset i bartet qytetarit
10:15 -21/06/2026
27 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, ja marrëveshja
10:12 -21/06/2026
Yamal thotë se Messi është “më i miri në histori”, por se idhull i tij është dikush tjetër
10:09 -21/06/2026
Arijan Topallaj fitimtarë në MMA, mposht çekun Jan Stanovsky
10:06 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?