KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë tani është më e qetë, por ende e brishtë
Siguri

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë tani është më e qetë, por ende e brishtë

Kosova News
Kosova News 11:46 -10/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka thënë se situata e sigurisë tani është më e qetë, por ende e brishtë.

Ai theksoi se misioni i Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë gjithmonë e ka dëshmuar aftësinë për të trajtuar çdo sfidë dhe për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në mënyrë të paanshme.

Kreu i misionit të NATO-s në Kosovë për Kosovo Online deklaroi se “pas rritjes së tensioneve në muajt e fundit, NATO-ja ka dislokuar 1000 ushtarë shtesë dhe armë më të rënda.

“Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës administrative. Në përgjithësi, situata e sigurisë tani është më e qetë, por mbetet e brishtë. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni i KFOR-it të vazhdojë të përmbushë mandatin e OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

“KFOR-i vazhdon të veprojë si reaguesi i tretë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX). NATO është fuqishëm e përkushtuar për sigurinë në Kosovë dhe KFOR-i do të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, deklaroi ai.

Ulutash mes tjerash ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit.

“KFOR-i vazhdon të krijojë një kornizë sigurie, e cila është e nevojshme që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përparojë me ndërmjetësimin e BE-së, që është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në të mirë të të gjitha komuniteteve dhe stabilitetit rajonal”, theksoi komandanti i KFOR-it.

Gjithashtu lexoni:

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor

Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë

Kosova News 10/12/2023 10/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare
20:46 -08/06/2025
“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura
19:28 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?