KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandanti i KFOR-it: Siguria në Kosovë e qetë, por e brishtë
Siguri

Komandanti i KFOR-it: Siguria në Kosovë e qetë, por e brishtë

Kosova News
Kosova News 09:37 -30/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Ozkan Ulutas, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht e qetë, por e brishtë, duke theksuar nevojën urgjente për një zgjidhje politike afatgjatë ndërmjet palëve.

Në një deklaratë, pas takimeve në selinë e NATO në Bruksel, Ulutas bëri të ditur se ka informuar ambasadorët e vendeve aleate dhe partnerëve kontribuues në misionin e KFOR-it për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Gjithashtu, ai është takuar me Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Aleancës.

“Angazhimi ynë kolektiv në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë është i palëkundur”, ka theksuar ai, duke shtuar se aleatët dhe partnerët vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet.

“Që nga tetori 2025, kemi vërejtur se situata e sigurisë në përgjithësi është e qetë. Nuk kemi parë një rikthim të dhunës si në vitin 2023. Megjithatë, situata mbetet e brishtë, me potencial për tensione të reja, veçanërisht në veri të Kosovës”, theksoi ai duke iu referuar zhvillimeve të fundit.

Ai nënvizoi se prioritet i KFOR-it mbetet ruajtja e stabilitetit për të gjitha komunitetet, duke shtuar se misioni mban një prani “të dukshme, të shkathët dhe fleksibile” në terren për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të situatës.

Në deklaratë theksohet gjithashtu roli kyç i KFOR-it në stabilitetin rajonal. “KFOR-i ka qenë dhe mbetet një shtyllë kyçe e stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, thuhet më tej, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve dhe partnerëve.

Komandanti Ulutas, bëri të ditur se mban kontakte të rregullta me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, organizatave të sigurisë në Kosovë dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë, me qëllim rritjen e transparencës dhe ndërgjegjësimit të përbashkët për situatën në terren.

Në fund, ai theksoi se zgjidhja e qëndrueshme për rajonin është politike dhe jo ushtarake.
“Ekziston një nevojë urgjente për një zgjidhje politike afatgjatë”, deklaroi ai, duke shtuar se NATO mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Stabiliteti varet nga zgjedhja e të gjitha palëve për diplomacinë në vend të dhunës. Rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike, jo ushtarake,” përfundon deklarata e komandantit të KFOR-it.

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

Plagoset një person në Pejë

Kosova News 30/04/2026 30/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
19:25 -22/07/2026
Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?