KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandanti i KFOR-it: Kemi katërfishuar praninë në veri
Siguri

Komandanti i KFOR-it: Kemi katërfishuar praninë në veri

Kosova News
Kosova News 16:31 -24/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në muajt e fundit, është përmirësuar dhe tha se NATO-ja iu përgjigj shpejt dhunës së fundit duke vendosur edhe 1000 ushtarë dhe automjete të blinduara shtesë.

Ulutash ka thënë në një intervistë për median serbe “Tanjug” se është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës, si dhe është trefishuar numri i patrullave, duke përfshirë edhe pikat kufitare.

“Këto janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni ynë të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, në çdo moment dhe në mënyrë të paanshme”, ka thënë ai.

Më tutje ai ka shtuar se NATO është fuqishëm e përkushtuar për sigurinë e Kosovës dhe shtoi se KFOR-i do të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në përputhje me mandatin e OKB-së.

“KFOR-i gjithashtu vazhdon të krijojë kornizën e sigurisë të nevojshme për përparimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, që është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm”, ka theksuar Ulutash.

Ulutash Sakaq ka ka refuzuuar  të komentojë ndihmën ushtarake të qeverisë turke për Kosovën.

“Nuk më takon mua të komentoj nismat dypalëshe. Si komandant i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, unë punoj përmes zinxhirit komandues ushtarak të NATO-s”,është  shprehur ai.

Komandanti i KFOR-it ka treguar se me ardhjen e tij në Kosovë i kanë bërë më së shumti përshtypje njerëzit dhe se ka kuptuar se dëshira e të gjitha komuniteteve është të jetojnë në paqe dhe siguri të përhershme.

I pyetur nëse ka folur me përfaqësuesit e komunitetit serb në veri të Kosovës, por edhe në jug të Ibrit, Ulutash tha se prioriteti i tij ishte të nxiste komunikimin dhe koordinimin e bazuar në besim.

“KFOR-i komunikon rregullisht dhe në mënyrë transparente me të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe vendorë. Deri më tani, si komandant i KFOR-it, kam pasur takime me shumë bashkëbisedues, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë së Kosovës, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerallejtënant Mojsiloviq, peshkopin Teodosije, abatin Sava Janjiq, shefin e EULEX-it, gjeneralmajor Barbano dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe komunitetit diplomatik”, ka deklaruar  Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 24/11/2023 24/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?