KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandant Hoxha kërkon të thirret nga Gjykata Speciale për të dëshmuar
Siguri

Komandant Hoxha kërkon të thirret nga Gjykata Speciale për të dëshmuar

Kosova News
Kosova News 18:08 -03/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ismet Tara, i njohur me nofkën si “Komandant Hoxha” gjatë kohës së luftës, me një shkrim në rrjetin social Facebook, ka reaguar rreth dëshmitarit të Gjykatës Speciale, Predrag Dediq në procesin kundër ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) duke thënë se kjo dëshmi është e përbërë nga gënjeshtra dhe fabrikime.

“Me anë të këtij publikimi me shkrim dua të hedh poshtë dëshminë e fabrikuar dhe të mbushur me të pavërteta nga dëshmitari i Prokurorisë së Dhomave të Specializuara, Predrag Dedic, i cili ishte ftuar që të dëshmonte ndaj figurave kryesore të UÇK-së, të cilët po gjykohen pa të drejtë për luftën e drejtë dhe të pastër çlirimtare”, ka shkruar Tara.

Ismet Tara ndan qëndrimin e tij në lidhje me rastin dhe thekson se ai është marrë ekskluzivisht me këtë çështje.

Ai tutje ka thënë se ai vet personalisht është marrë me Dediq, dhe asnjëherë ish-krerët e UÇK-së.

“Duke qenë se jam i njoftuar nga afër me rastin dhe e njoh dëshmitarin Predrag Dedic, me plot bindje e them se e gjithë dëshmia e tij është e përbërë nga gënjeshtra, shpifje dhe fabrikime”, vijon ai.

“Për rastin e Predrag Dedic jam marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, ku për 4 orë kam deklaruar vetëm dhe absolutisht të vërtetën rreth rastit që pretendon Predrag Dedic, duke ftuar edhe kundër-dëshmitarë si gjenerali holandez Ton van Loon dhe drejtor i qendrës së OSCE në Rahovec, austriaku Walter Flesher . Deri më sot, nuk ka aktakuzë të ngritur as ndaj meje, as ndaj asnjë eprori apo ushtari të UÇK-se për rastin në fjalë dhe këto gënjeshtra e të pavërteta tani ky dëshmitar me prokurorinë po ja ngarkojnë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit”.

Tutje Tara ka theksuar se mban përgjegjësi që të përballet me dëshmitarin dhe prokurorinë në çdo kohë.

“Mbaj përgjegjësinë e plotë për fjalën time publike si dhe kërkoj nga Gjykata Speciale që të përballem me dëshmitarin dhe prokurorinë në çdo moment publikisht për të hedhur poshtë një dëshmi të mbushur me gënjeshtra dhe fabrikime siç është kjo e Predrag Dedic”.

“Është e pakuptimtë se si një Gjykatë e votuar nga dora e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës merret me shpifje dhe fabrikime ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që është krenaria e gjithë kombit shqiptar për luftën e pastër dhe të drejtë. Ftoj të gjithë gazetarët dhe mediat vendore e ndërkombëtare se jam i gatshëm të jap intervista për t’i hedhur poshtë gënjeshtrat dhe fabrikimet e paskrupullta të Predrag Dedic”, ka përfunduar Tara.

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kosova News 03/11/2023 03/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?