KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Koalicioni Vakat shprehu gatishmëri për bashkëpunim me Kurtin për formimin e qeverisë së re
Politikë

Koalicioni Vakat shprehu gatishmëri për bashkëpunim me Kurtin për formimin e qeverisë së re

Kosova News
Kosova News 14:29 -03/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Koalicioni Vakat ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në procesin e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.


 Pas një takimi me Kurtin, përfaqësuesi i këtij koalicioni, Rasim Demiri, tha se bashkëpunimi me Vetëvendosjen ka ekzistuar edhe në të kaluarën dhe se një partneritet i tillë mund të vazhdojë edhe në qeverinë e ardhshme.


“Më herët, edhe kur ka qenë Qeveria Kurti I edhe Qeveria Kurti II, ne kemi pasur bashkëpunim me kryeministrin. Shpresoj që edhe tash do të kemi bashkëpunim. Sot kemi pasur një takim të rëndësishëm, kemi biseduar shumë gjëra. Edhe kryeministri ka gatishmëri, edhe ne kemi gatishmëri për formimin e institucioneve dhe Qeverinë e Kosovës”, tha Demiri.


Sipas tij, takimi u fokusua kryesisht në çështje që prekin komunitetin boshnjak, përfshirë themelimin e Komunës së Reçanit.


Ai theksoi se për këtë çështje vendimmarrës duhet të jenë përfaqësuesit e komunitetit boshnjak dhe se ai vetë mund të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune.


“Më shumë sot bisedimet kanë qenë për më tutje për bashkëpunim. Kemi folur më shumë për disa gjëra që janë shumë të rëndësishme për komunitetin boshnjak. Për shembull, kur është në pyetje Komuna e Boshnjakëve. Ata që duhet të flasim për Komunën e Reçanit jemi ne dhe nëse do të bëhet komuna, unë jam ai që mund të jem edhe kandidat për kryetar për këtë komunë”, deklaroi Demiri

Gjithashtu lexoni:

Policia konfiskon një arsenal të madh armësh luftarake në Zveçan; mitralozë, raketahedhës e granata gjenden në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Arrestohen dy zyrtarë policorë, dyshohet se ndihmuan në një rast biznesmenin e arrestuar

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Kosova News 03/04/2025 03/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Rikthehet në funksion Njësia B1 e Termocentralit Kosova B
19:59 -22/06/2025
Rama mbështet përpjekjet e presidentit Tramp për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore
19:00 -22/06/2025
Aksident trafiku në Ferizaj, humb jetën një person
18:46 -22/06/2025
Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin, por me programin e tij bërthamor
18:42 -22/06/2025
Parlamenti i Iranit miraton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, arterien nga kalon 20 për qind e naftës botërore
17:41 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?