Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në Gllarevë të Klinës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Gashi.


