KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Klinaku reagon ndaj komunikatës së partisë ‘Guxo’, sipas tij ajo ishte skandal
Politikë

Klinaku reagon ndaj komunikatës së partisë ‘Guxo’, sipas tij ajo ishte skandal

KosovaNewss
KosovaNewss 11:50 -02/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj komunikatës së partisë “Guxo”, e cila ka dënuar kërcënimet që i pari i veteranëve ka bërë ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se komunikata e kësaj partie ishte skandal.

Sipas tij, aty ofendohen qytetarët e Kosovës.

“Me qenë ministra të qeverisë, aq më keq me udhëheqë diplomacinë e shtetit tonë e me lëshuar skandal-komunikatë duke ofenduar qytetarët, veç në Kosovë guxojnë e pa reagim kalojnë!”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.

Në një komunikatë gjatë ditës së djeshme Partia Guxo tha se me shqetësim po përcjellin zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës të cilat me ritëm të përshpejtuar po përkeqësojnë situatën e sigurisë, duke kërcënuar madje edhe jetën e bartësve të funksioneve më të larta shtetërore.

“Partia GUXO dënon ashpër kërcënimet me vrasje që ditëve të fundit po i bëhen Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Kërcënimet në varg, që i bëhen Kurti, nga eksponentë të, ashtuquajtur, të krahut “radikal”, që mbrojnë “vlerat e luftës”, në emër të mbrojtjes së interesit kombëtar e të Kosovës, nga injorantë e trushplarë, janë veprime të cilave duhet prerë rrënjët menjëherë nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës. Askush nuk ka tagrin që të ndajë qytetarët në patriotë dhe tradhtarë dhe të lëshojë “fetva” për dënimin me vrasje të “tradhtarëve të atdheut””.

“Koincidenca, kur këto kërcënime bëhen, bashkë me shpalljen e Kurtit si bashkëpunëtor dhe argat i Serbisë nga ndonjë lider partiak dhe nga eksponentë të rëndësishëm politikë e medialë, si dhe deklaratat e krerëve të Serbisë se Kurti rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon me luftëra të reja dhe se ai gjoja të vetmin qëllim ka spastrimin e Serbëve nga Kosova përmes dhunës dhe kërcënimeve, nuk mund të konsiderohen si të rastësishme dhe të injorohen”, ka deklaruar Guxo.

Guxo ka thënë se vrasjeve politike gjithnjë u kanë paraprirë vrasjet dhe linçimet publike.

“Organizatat e dala nga lufta dhe partitë politike duhet që urgjentisht të distancohen nga gjuha kërcënuese e eksponentëve dhe militantëve të vet. Është fat i keq që injorantë të nivelit të z.Klinaku, Gashi e të ngjashëm të dalin si gardianë të mbrojtjes së vlerave sublime kombëtare dhe atyre të luftës. Shkalla e tillë e injorancës na tmerron. Kërcënimet me vrasje nuk mund të tolerohen në emër të lirisë së fjalës dhe të shprehjes së lirë të mendimit. Ato duhet të dënohen dhe të marrin dënimet shembullore me forcën e ligjit”, thuhet në njoftimin e Guxo.

Partia Guxo dënon ashpër kërcenimet me vrasje ndaj kryeministrit Albin Kurti

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën

KosovaNewss 02/09/2023 02/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
15:55 -10/08/2026
Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?