KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Klinaku: Nëse shkon në Kuvend për lexim projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, do të protestojmë
Lajme

Klinaku: Nëse shkon në Kuvend për lexim projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, do të protestojmë

Kosova News
Kosova News 21:54 -04/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesi i Detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë në oborrin e Kuvendit, në rast së në Kuvend del për lexim të dytë projektligji që heq veteranët nga paga minimale.

Klinaku ka reaguar pas deklaratës së ministrit të financave, Hekuran Murati, lidhur me çështjen e listave të veteranëve të luftës.

Murati paralajmëroi se me një ligj të ri do të bëhet një verifikim, pasi sipas tij, ligji aktual ka mundësuar që “të hapet dera dhe të rritet numri aq shumë”.

Ndërkaq, Klinaku ka thënë se sa i përket çfarëdo ligji të ri për veteranët, apo amendamentim të ligjeve aktuale në fuqi, “këtë gjë e kemi thënë se kur dhe si mund të bëhet kjo, në shkresën tonë drejtuar qeverisë”.

“Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dalë në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se do të jemi përsëri në protesta në oborr të Kuvendit. Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht’, ka shkruar në Facebook Klinaku.

Ai ka thënë se çështjen e veteranëve, krerët institucional po e bëjnë për interesa vetanake.

“Prapë filluan sot që t’i bëjnë temë veteranët, e që për mendimin tim kjo bëhet vetëm për vota, prandaj nuk duhet që t’iu besohet”.

Sa i përket asaj se si qeveri kanë bërë disa hapa që të vijnë në një gjuhë të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta dhe subjektet opozitare, kjo sipas Klinakut nuk qëndron.

“Absolutisht nuk është e vërtetë, sepse që nga shkresa e dërguar te kryeministri urti, nuk ka pasur më asnjë kontakt në mes nesh e rreth kësaj teme”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, shpërndarja e dezinformata bëhet për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë

Policia në Gjakovë sekuestron 53 motoçikleta

Basha: I kemi 57 deputetë që votojnë, pse vetëm 4 deputetë të opozitës s’janë pro konstituimit

Shtyhet më 2 shtator seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës

Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë

Kosova News 04/12/2022 04/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
64%
1 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
28 °C

Lajmet e Fundit

Arabia Saudite bëhet importuesi më i madh i naftës në Shqipëri, sjell 40% të sasisë totale
23:05 -23/06/2025
Milani përgatit ofertën e dytë për Xhakën
22:59 -23/06/2025
Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagim i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan nuk u lëndua
22:30 -23/06/2025
Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
22:19 -23/06/2025
Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga
21:36 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?