KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kishin mbetur të bllokuar në Theth, shpëtohen 4 turistë gjermanë
Rajon

Kishin mbetur të bllokuar në Theth, shpëtohen 4 turistë gjermanë

Kosova News
Kosova News 12:51 -11/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia i ka ardhur në ndihmë 4 turistëve nga Gjermania që kishin mbetur të bllokuar në Qafën e Pejës, në Theth.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se turistët kishin mbetur të bllukuar në mes të malit, pasi njëri prej tyre ishte dëmtuar dhe nuk mund të vijonte më rrugën.

Ndërkohë pasi janë shpëtuar, turisti i dëmtuar është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore, shkruan euronews.al

Njoftimi i Policisë:

Punonjësit e Policisë iu vijnë në ndihmë 4 turistëve nga Gjermania që kishin mbetur të bllokuar në Qafën e Pejës, Theth.

Në vendin e quajtur ” Qafa e Pejës “, 4 turistë gjermanë, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në mes të malit ku njëri prej tyre ishte dëmtuar dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Postën e Policisë Theth dhe me  shërbimet e emergjencave civile, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e emergjencave civile kanë kontrolluar zonën  me helikopter dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve.

Turisti i dëmtuar është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore.

Falë punës së mirëorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e 3 turistëve të tjerë nga  terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe  për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Shkodrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve,  vizitorëve dhe turistëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Gjithashtu lexoni:

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra e ambasadores në UNESCO

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës, policia: U rrëmbye, u mbyt dhe u hodh në liqenin e Ulzës

Vrasja e Renis Dobrës, vëllezërit Bushgjokaj e ndoqën 3 ditë, përdorën makina me qira

Vendim historik në gjyqësorin e Maqedonisë, tre muaj burg për mbytjen e një qeni

Dalin detajet e 20 vjeçarit nga Rahoveci: Ndërroi jetë duke luajtur volejboll në Dhërmi

Kosova News 11/06/2024 11/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
21° _ 19°
71%
1 km/h
Thu
24 °C
Fri
31 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet me magnitudë 2.8 në Kosovë
23:27 -16/07/2025
Kurti: Studentët tanë tashmë kanë qasje të plotë në programet e BE-së dhe përfitime nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar
23:11 -16/07/2025
Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra e ambasadores në UNESCO
22:47 -16/07/2025
Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh
22:19 -16/07/2025
Kaplohet nga zjarri një banesë në Prishtinë
21:56 -16/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?