KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Kisha shumë për të thënë”, Pjetër Shala e thotë fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj tij në Hagë
Siguri

“Kisha shumë për të thënë”, Pjetër Shala e thotë fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj tij në Hagë

Kosova News
Kosova News 18:30 -17/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, me fjalën përfundimtare të Pjetër Shalës është mbyllur çështja gjyqësore ndaj tij.

Pas deklaratave përmbyllëse të palëve, fjalën e mori Shala, por pjesa më e madhe e saj ishte me përmbajtje të redaktuar për publikun.

“Kisha shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi dhe i falënderoj shumë. Kanë ngelë disa gjana për t’i thënë. Besoj që do të jem i qartë. Unë e di që do t’i përgjigjem mas pari…”, tha Shala.

Më pas seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar për publikun deri në përfundim të deklaratës së tij përmbyllëse.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia e deklaroi këtë çështje gjyqësore të mbyllur.

Përpara kësaj, palët i paraqitën parashtrimet e tyre sa i takon zhdëmtimit të viktimave.

Përfaqësuesit e mbrojtjes së viktimave thanë se nuk do t’i thonë sërish parashtrimet e tyre që tashmë i kanë bërë me shkrim, mirëpo do t’i kundërpërgjigjen mbrojtjes në një pikë sa i takon kësaj çështjeje.

Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws tha se analiza ligjore sa i takon zhdëmtimeve është kuptuar gabim nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit.

Laws theksoi se i akuzuari duhet të mbahet përgjegjës për zhdëmtim për dëmet e shkaktuara nga një krim që mund të dënohet.

“Ne mendojmë se kjo është e zbatueshme sepse në momentin kur trupi gjykues arrin tek çështja e zhdëmtimit, i akuzuari të paktën është dënuar për një krim dhe në këtë pikë i takon që trupi gjykues të shqyrtojë ndikimin e krimit mbi viktimat dhe të marrë parasyesh zhdëmtimet që janë të përshtatshme”, tha ai.

Laws tha se kjo gjë thuhet në ligj dhe se nuk është e nevojshme të jepen shpjegime të tjera lidhur me këtë.

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 17/04/2024 17/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?