KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Kisha Ortodokse Serbe vihet në përkrahje të kriminelit Radojiçiq, përfshihet edhe Slavko Simiq
Politikë

​Kisha Ortodokse Serbe vihet në përkrahje të kriminelit Radojiçiq, përfshihet edhe Slavko Simiq

Kosova News
Kosova News 19:17 -06/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Krimineli serb, Milan Radojiçiq, dje, përmes një videoje të publikuar nga një mediat radikale të Beogradit, ku pretendonte se ishte në kodrën mbi Leposaviq, i kërcënoi hapur serbët e Kosovës që mos ta pranojnë zëvendësimin e targave serbe të veturave me ato të Republikës së Kosovës.

Madje, ai në stilin e një krimineli radikal serb, ndër tjerash, provokoi institucionet e Kosovës duke thënë se është kthyer në Kosovë dhe më nuk largohet nga këtu.

Radojiçiq i akuzuar drejtpërdrejt në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, dhe i përfshirë në rastin korruptiv “Brezovica”, mban pozitën e nënkryetarit të Listës Serbe, formacionit politik që i bindet vetëm Aleksandar Vuçiqit, presidentit serb që e fsheh atë në Beograd.

Ndërkaq, në mbrojtje të Radojiçiqit dhe provokimeve të tij është vënë edhe Kisha Ortodokse Serbe.

Një prift serb sot ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke e falënderuar Radojiçiqin si bamirës dhe donator të ngritjes së kryqit në kodrën mbi Leposaviq.

Videon e priftit e ka shpërndarë Slavko Simiq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

“Ndodhem këtu në kodrën që është në zemër të Leposaviqit. Populli ynë i bekuar para dy vjetësh e ka ngritur këtë kryq kushtuar nëntë shekujve të themelimit të kishës sonë Autoqefale ortodokse. Mirënjohje për të gjithë që morën pjesë në ngritjen e këtij kryqi, ndër tjerash edhe zotit Milan Radojiçiq, njërit nga donatorët më të mëdhenj të këtij kryqi, i cili kohë më parë ishte këtu dhe u përkul para këtij monumenti dhe iu lut Zotit të Madhërishëm. I ftojmë të gjithë të vijnë dhe nga këtu ta përçojmë mesazhin e paqes dhe dashurisë. Mirë se na vini”, dëgjohet duke folur prifti serb.

Milan Radojiçiq llogaritet si “kapo” i grupit kriminal serb që ka vepruar dhe vepron ende në veriun e Kosovës. Ai është i sanksionuar edhe nga SHBA-të për rolin e tij destruktiv dhe kriminal në Kosovë dhe në Serbi./kp/

Gjithashtu lexoni:

Rrustemi: Vetëvendosje dëshiron t’i shmangë zgjedhjet

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

TAGGED: kisha, krimineli
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?