KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kina simulon goditjen e “objektivave kyçë” në Tajvan
Botë

Kina simulon goditjen e “objektivave kyçë” në Tajvan

Kosova News
Kosova News 11:42 -09/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kina ka simuluar goditjen precize ndaj objektivave kyçë në Tajvan dhe në ujërat përreth në ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake.

Stërvitjet – që Pekini i ka quajtur “paralajmërim të ashpër” për ishullin vetëqeverisës – po mbahen në përgjigje të vizitës së presidentes së Tajvanit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.

Përderisa ushtria kineze po simulon rrethimin e ishullit, SHBA-ja i ka bërë thirrje Kinës që të tregojë përmbajtje.

Tajvani tha se të paktën 71 avionë kinezë kanë fluturuar përreth ishullit të shtunën.

Tajvani po ashtu tha se 45 avionë luftarakë ose kanë kaluar vijën e mesme të Ngushticës së Tajvanit – që jozyrtarisht ndan territorin tajvanez dhe atë kinez – ose kanë fluturuar në pjesën jugperëndimore të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Nëntë anije kineze po ashtu janë parë në ujërat pranë Tajvanit. Operacioni, i quajtur nga Pekini “Shpata e përbashkët” do të vazhdojë deri të hënën. Zyrtarët tajvanezë kanë shprehur zemërimin e tyre me këtë stërvitje ushtarake.

Të shtunën, zyrtarët e mbrojtjes në Tajpei kanë akuzuar Pekinin se po përdorë vizitën e presidentes Tsai Ing-wen në SHBA “si justifikim për të kryer stërvitje ushtarake, që seriozisht kanë minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.

Në ditën e parë të stërvitjeve, një nga anijet kineze qëlloi teksa po lundronte afër ishullit Pingtag, që paraqet pikën më të afërt të Kinës me Tajvanin.

Këshilli i Çështjeve të Oqeanit të Tajvanit, që drejton Rojet Bregdetare, publikoi video që shfaqnin një nga anijet tajvaneze duke u ndjekur nga një luftanije kineze. Megjithatë, ky këshill nuk tregoi se në cilin vend u incizua kjo video.

Por, në këto pamje mund të dëgjohet një marinar duke i thënë anijes kineze përmes radios: “Seriozisht jeni duke e dëmtuar paqen rajonale, stabilitetin dhe sigurinë. Ju lutem që menjëherë të ktheheni mbrapsht dhe të largoheni. Nëse vazhdoni të veproni kështu ne do të ndërmarrim masa”.

Përderisa dita e parë e stërvitjeve u mbyll në mbrëmjen e së shtunës, zyrtarët e mbrojtjes në Tajpej thanë se ato nisën mëngjesin e së dielës me fluturimin e avionëve luftarakë.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit i kanë bërë thirrje Kinës që të “tregojë përmbajtje dhe të mos e ndryshojë status quo-në”.

Një zëdhënës i DASH-it tha se SHBA-ja “po monitoron nga afër veprimet e Pekinit” dhe insistoi se SHBA-ja ka “burime të mjaftueshme dhe aftësi në rajon për të siguruar paqe dhe stabilitet dhe për të përmbushur zotimet e sigurisë tonë kombëtare”.

SHBA-ja ka prishur raportet diplomatike me Tajpein në favor të Pekinit më 1979, por ka legjislacion të miratuar që e detyron atë t’i japë Tajvanit ato që i duhen për të mbrojtur veten.

Presidenti amerikan, Joe Biden, disa herë ka thënë se SHBA-ja do të intervenonte nëse Kina do ta sulmonte ishullin.

Gjatë vizitës në SHBA, presidentja tajvaneze Tsai falënderoi kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy për “mbështetjen e palëkundur” të Amerikës, duke argumentuar se ndihma e Uashingtonit ka siguruar “popullin e Tajvanit se ne nuk jemi të izoluar dhe nuk jemi vetëm”.

Mediat shtetërore kineze thanë se ushtrimet ushtarake, që do të zgjasin deri të hënën, “paralelisht do të organizojnë patrullime dhe përparime përreth ishullit të Tajvanit, duke simuluar një rrethim të plotë dhe duke shfaqur pozicionin e mbrojtjes”.

Në këto stërvitje, sipas mediave kineze do të përfshihen luftanije, forca ajrore sulmuese dhe bombardues.

Statusi i Tajvanit është i pazgjidhur që nga viti 1949, kur Lufta Civile kineze shkoi në favor të Partisë Komuniste kineze dhe Qeveria paraprake e shtetit u largua drejt ishullit. Që atëherë, Tajvani e ka konsideruan veten shtet sovran dhe ka Kushtetutën dhe liderët e tij. Kina e sheh atë si provincë të saj të shkëputur, që një ditë do ta vendosë nën kontrollin e Pekinit, qoftë edhe përmes forcës nëse është e nevojshme.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se “bashkimi” me Tajvanin “duhet të bëhet”./rel

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 09/04/2023 09/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?