KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit
Botë

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kosova News
Kosova News 11:42 -16/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sugjerimi i Presidentit Donald Trump që vendet të dërgojnë anijet e tyre luftarake, të cilat në koordinim me forcat detare ta mbajnë Ngushticën e Hormuzit “të hapur dhe të sigurt” nuk ka sjellë asnjë angazhim të menjëhershëm, ndërsa çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm për shkak të luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

“Shpresojmë që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerë, që preken nga ky kufizim artificial, do të dërgojnë anije në zonë në mënyrë që Ngushtica e Hormuzit të mos jetë më një kërcënim nga një komb që është copëtuar plotësisht”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.

Liu Pengyu, një zëdhënës i Ambasadës së Kinës në SHBA, tha se “të gjitha palët kanë përgjegjësinë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të papenguar me energji” dhe se Kina do të “forcojë komunikimin me palët përkatëse” për uljen e tensioneve.

Ushtria e Iranit po bllokon në mënyrë efektive këtë rrugë ujore vendimtare si hakmarrje për sulmet amerikane dhe izraelite, duke synuar të dëmtojë ekonominë botërore dhe të ushtrojë presion mbi Uashingtonin, ndërsa çmimet e energjisë rriten ndjeshëm.

Teherani thotë se Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës normalisht kalon një e pesta e eksporteve globale të naftës, është e hapur për të gjithë përveç SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, i tha rrjetit amerikan CBS se Teherani është “konsultuar nga një numër vendesh” që kërkojnë kalim të sigurt për anijet e tyre, “dhe kjo varet nga ushtria jonë për të vendosur”. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 16/03/2026 16/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
17:58 -09/07/2026
Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?