KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kim Mehmeti: Kur akademikët shajnë si rrugaç, rrugaçët të duken si akademikë!
Opinion

Kim Mehmeti: Kur akademikët shajnë si rrugaç, rrugaçët të duken si akademikë!

KosovaNewss
KosovaNewss 21:30 -23/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Kim Mehmeti

Kohëve të fundit është duke u shtruar edhe publikisht një pyetje e turpshme, perverse dhe përbuzëse për shqiptarët: mos vallë ne si popull kemi shkuar për lesh?!

Nuk e di nga ai guxim që të shtrosh një pyetje të tillë. Mbase ajo e shprehë dëshpërimin në rritje te populli ynë, te ky popull i cili kur i sheh dhe i dëgjon akademikët – si për shembull atë të kuvendit të Kosovës – si shajnë ashtu siç nuk u ka hije as banditëve të lagjes, rrugaçët nisin t’i duken si akademikë.

Është e vërtet se te ne shqiptarët në masë të madhe është shlyer kufiri i rrugaçërisë dhe ai i vlerave njerëzore, por megjithatë mos harroni se kjo shqiptari ka edhe akademikë të çmueshëm dhe të llojit të Rexhep Ismajlit, Eqrem Bashës, Hivzi Islamit… e nuk janë të gjithë të sojit të atij që në parlamentin e Kosovës shanë si rrugaç. 

Pastaj është e vërtet se rinia shqiptare i braktisë trojet tona si kurrë më parë, por nuk duhet harruar se thuajse gjithmonë, ne kemi qenë si kopsht pa rojtarë, nga e cila lulishte kush ka mundur ka shkulë ndonjë filiz të porsambirë. Por megjithatë, ai kopsht kurrë nuk ka mbetur djerrinë e mbuluar me kullosa të këqija.

Ky dëshpërim që na ka mbërthyer sot, ka të bëjë edhe me atë se të gjithë nga pak ndjehemi si pjesëtarë të spektakleve që promovojnë shthurje dhe amoral, apo pse na duket se rrënjët e ndershmërisë,  fisnikërisë dhe vlerave shqiptare kanë hasur në gurishte që nuk i lë ta ushqejnë trungun kombëtarë.

Por mos iu dorëzoni dëshpërimit: ka kohë kur më të zëshëm janë akademikët që shajnë si ‘arabaxhi’, por megjithatë, shqiptarinë e mbajnë në këmbë ata që e kanë kuptuar se njeriu lind e rritet me fytyrën që ia ka dhënë Zoti, por plaket e vdesë me fytyrën që ia ka zgjedhur vetvetes – me atë të turpit, apo atë të njerëzores!  (Kim Mehmeti)

Gjithashtu lexoni:

Ish-Ushtari i  UÇK-së Frashër Oseku me letër të hapur distancohet nga OVL që bojkotuan përvjetorin e pavarësisë dhe Epopenë e UÇK-së

“Roli i legjislativit në adresimin e dhunës”: Kuvendi dhe MD-ja mbajn konferencë

Aktivizmi i grave rome ne kulturën e shoqerise kosovare

Janë acaruar bishat! Duan gjak të freskët, për të mbuluar gjakun e vjetër!

Politika serbe: Puth Edi Ramën e kafshon Albin Kurtin

KosovaNewss 23/03/2023 23/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Kosova nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake
17:32 -01/06/2025
Rizvanolli: KEK-u merr rolin e furnizuesit të fundit, ndërmarrjet të veprojnë brenda afatit ligjor
17:25 -01/06/2025
Presidentja Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët
17:23 -01/06/2025
Zelensky konfirmon se Ukraina nesër do të marrë pjesë në bisedimet për paqe të organizuara në Turqi
15:44 -01/06/2025
Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës
15:40 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?