KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KGJK kompenson 117 persona për dënime e arrestime pa arsye, IKD: Pa bazë ligjore u cenua liria e tyre
Siguri

KGJK kompenson 117 persona për dënime e arrestime pa arsye, IKD: Pa bazë ligjore u cenua liria e tyre

Kosova News
Kosova News 09:45 -03/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

117 persona që janë dënuar ose arrestuar pa arsye janë kompensuar gjatë vitit 2023 në vlerë prej 347 mijë eurove. Shifër më e lartë ka shkuar për personat që kanë pasur vendim gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2023, pranë KGJK-së kanë paraqitur kërkesë për kompensim për privim pa bazë ligjore dhe pa arsye 189 persona. 9 persona nuk kanë pranuar ofertën për kompensim dëmi, ndërkaq 33 persona ende nuk janë përcaktuar lidhur me ofertën e Komisionit për Kompensim dëmi.

Ndërsa 13 prej tyre, u është refuzuar kërkesa për kompensim nga ky Komision.

 “Gjatë vitit 2023, pranë Këshilli Gjyqësor të Kosovës kanë paraqitur kërkesë për kompensim për privim pa bazë ligjore dhe pa arsye dëmi 189 persona. Gjatë vitit 2023, nga Komisioni për kompensim dëmi për personat dënuar ose arrestuar pa arsye, janë kompensuar 117 persona në shumen prej 347 258 €. 18 persona të kompensuar në bazë të vendimeve gjyqësore në shumën prej 557489.43. 9 persona nuk kanë pranuar ofertën për kompensim dëmi për personat e dënuar ose arrestuar pa arsye, 33 persona ende nuk janë përcaktuar lidhur me ofertën ofruar nga Komisioni, ndërsa 13 kërkesa të refuzuara nga Komisioni për Kompensim Dëmi”, thuhet në përgjigjen e KGJK-së për EO.

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, konsideron se krahas dëmtimit të buxhetit të shtetit, personave në fjalë u është cenuar edhe liria e tyre teksa konsideron se ka shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

“Fillimisht nëse flasim për pasojat e këtyre rasteve përpos pasojave ekonomike financiare në rastin konkret ndoshta mbesin më të voglat, pasoja më e madhe konsiston nëse flasim për 117 persona i bie që 117 personave pa bazë ligjore i është cenuar liria e tyre pra janë mbajtur në paragjykim dhe kjo është definitivisht shqetësuese për sigurinë juridike dhe respektimit të njërës prej të drejtave themelore, dhe në anën tjetër janë edhe implikimet financiare sepse këta persona duhet të kompensohen tutje dhe kjo paraqet barrë buxhetore”, thotë Shala.

Shala ka treguar edhe arsyet se përse po ndodhin këto raste, teksa sipas tij fajtorë janë gjyqtarët që marrin vendimin përfundimtar.

“Fatkeqësisht nga ajo që kemi parë deri më tani janë disa problematika që pse kanë ndodhur kjo. Fillimisht është fakti se paraburgimi caktohet në një mënyre shabllon pa u elaboruar mirë rrethanat, nëse është i nevojshëm zbatimi ose jo. Ligji i njeh një sërë masash që kanë të bëjnë me sigurinë e personit në procedura penale dhe që paraburgimi është e fundit, pra në secilin rast gjyqtari duhet të sigurohet nëse asnjë prej masave tjera që parashihen me ligj nuk do të ishte efikase paraburgimi dhe vetëm në këto raste të aplikohej ai”, u shpreh Shala.

Ndonëse ekziston mundësia ekziston me ligj që të bëhet vlerësimi i performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, këtë Shala e sheh të pamjaftueshme.

“Vlerësim të performancës ka mirëpo ideja është që nuk është ndoshta mjaftueshëm efektiv ai vlerësim për shkak se duhet vlerësuar në secilin rast, edhe në bazë të statistikave sa persona tek një gjyqtar, sa prej tyre kanë rezultuar në faza të mëtutjeshme që janë të pafajshëm mirëpo duhet treguar se gjyqtarët me rastin vlerësimit, në momentin kur e ka nxjerr një vendim si e ka arsyetuar atë aktvendim, nëse kanë qenë arsyetime vetëm të përgjithshme ose kanë qenë të specifikuara për atë rast”, tha Shala.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Kosova News 03/02/2024 03/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?