Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar sot Ditën Kombëtare të Letonisë, duke vlerësuar kontributin e këtij shteti në kuadër të forcave paqeruajtëse në Kosovë.
Në një postim në rrjetet sociale, KFOR thekson se Letonia është një nga 33 vendet kontribuuese me trupa në kuadër të misionit në Kosovë, duke nënvizuar bashkëpunimin dhe aleancën brenda NATO-s.
“Happy National Day to our Latvian Allies. Latvia is one of 33 Troop Contributing Nations to the KFOR mission. #StrongerTogether #Latvia”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Letonia, si vend anëtar i NATO-s, prej vitesh kontribuon me personel në operacionet paqeruajtëse të KFOR-it, duke mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.


