Një numër i vogël protestuesish serbë kanë nisur të grumbullohen edhe para objektit të Komunës së Zveçanit.
Aktualisht objektin e komunës dhe zonën përreth janë duke e siguruar ushtarë të KFOR-it.
Të pranishëm në mesin e personave të grumbulluar shihen edhe udhëheqësit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.
Një ditë më herët, në këtë komunë pati përleshje mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, të cilat rezultuan me dhjetëra të plagosur në të dyja anët.


