Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it i dhuron shkollës fillore të Kaçanikut teknologji moderne që plotësojnë nevojat arsimore të tyre.
Kjo përmes një projekt i Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC) i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të KFOR-it në komunën e Kaçanikut, ku ushtarët italianë të bazuar në Regjimentin e Parë Bersaglieri i dhuruan pajisje informatike “Shkollës publike Idriz Seferi” në fshatin Bob të kësaj komune.
Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, mes te cileve edhe komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, kolonel Francesco Ferrara, kryetari i i Komunës së Kaçanikut, Zotëri Besim Ilazi dhe drejtoresha e shkollës “Idriz Seferi”, znj. Florije Zeneli Berisha nga fshati Bob në Kaçanik.
Donacioni është pjesë e aktiviteteve të shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve vendore që KFOR-i dhe kontingjenti italian i kryejnë në baza gjashtëmujore.


