KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këto janë fabrikat e përpunimit të mishit në Kosovë ku është gjetur sasia e madhe e mishit pa afat (EMRAT)
Shëndetësi

Këto janë fabrikat e përpunimit të mishit në Kosovë ku është gjetur sasia e madhe e mishit pa afat (EMRAT)

Kosova News
Kosova News 15:47 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) sot kanë zhvilluar një operacion të madh të kontrollit te prodhuesit e mishit në disa rajone të Kosovës.

Gjatë kontrollit në disa objekte të fabrikave të përpunimit të mishit në Mitrovicë, Pejë e Vushtrri janë gjetur mbi 2000 kilogram mish me afat të skaduar, i cili dyshohet se pas ripërpunimit po përgatitej të hidhej përsëri në treg.

KosovaNews nga burime të saj brenda institucioneve të vendit mëson se në mesin e kompanive-  fabrikave ku është gjetur mishi pa afat është “Buquku” dhe “Apetit”.

Kontrolle janë kryer në objektet e fabrikës së përpunimit të mishit “Buquku” në Pejë, ku janë gjetur sasi e mishit pa afat, ndërsa sasi e madhe është gjetur edhe gjatë kontrolleve të bëra në objektet e fabrikës për përpunimin e mishit “Apetit” në Vushtrri.

Aktualisht për këtë rast, Policia e Kosovës është duke intervistuar disa persona nga kompanitë ku është gjetur sasia e mishit pa afat.

Pas përfundimit të këtij operacioni sasia e mishit është  konfiskuar, një pjesë është shkatërruar, ndërsa pjesa tjetër është dërguar në laborator për analiza.

Ky operacion vjen pas helmimit të mbi 200 personave në komunën e Malishevës të cilët dyshohet se u helmuan pas konsumimit të ushqimit në një lokal në qytetin e Malishevës.

Kujtojmë se institucionet e vendit edhe vite më parë patën gjetur tonelata me mish në depon e fabrikës “Buquku”, e cila nuk i respektonte kushtet higjieno-sanitare.

Madje policia bëri arrestime në kompaninë “Buquku” nën dyshimin për veprën penale – prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

Aksion i madh i Krimeve Ekonomike dhe AUV, konfiskohen mbi 2000 kg mish i skaduar, dyshohet se i njëjti pas ripërpunimit do të dilte në treg

Gjithashtu lexoni:

Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës

Vdiq në QKUK gruaja që u gjet e shtrirë në tokë në Prishtinë

Policia e Kosovës shpall konkurs pune

Mot sot me diell dhe vranësira të shpërndara

ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme

Kosova News 20/10/2023 20/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Dështimi i 33-të i seancës konstituive të Kuvendit
10:26 -17/06/2025
Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës
10:22 -17/06/2025
Osmani me kryediplomatin turk diskutuan për partneritetin mes dy vendeve
09:38 -17/06/2025
Vdiq në QKUK gruaja që u gjet e shtrirë në tokë në Prishtinë
09:36 -17/06/2025
Begaj: Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës janë të padrejta
09:17 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?