KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këtë vit për 6 muaj – Diaspora dërgoi 633 milionë euro, 77 milionë euro më shumë se në 2022
Ekonomi

Këtë vit për 6 muaj – Diaspora dërgoi 633 milionë euro, 77 milionë euro më shumë se në 2022

Kosova News
Kosova News 08:54 -20/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Diaspora e Kosovës edhe këtë vit ka vazhduar të jetë kontribuese për Kosovën. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ka rritje të dërgesave nga diaspora.

Besnik Kada nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), tha se gjatë periudhës janar-qershor 2023, shuma e remitancave është 632 milionë e 900 mijë euro.

“Krahasuar me 555 milionë e 400 mijë euro në vitin 2022, pra kemi një rritje prej 77.5 milionë euro më shumë, krahasuar me gjashtë mujorin e njëjtë të vitit paraprak”, tha Kada.

Ai bëri me dije se shteti nga i cili më së shumti janë regjistruar remitancat është Gjermania.

“Në tremujorin e parë të këtij viti nga Gjermania kanë ardhur 38.8 milionë Euro, në ndërkohë vitin e kaluar, pra gjatë 12 muajve nga Gjermania kanë ardhur 161.5 milionë euro. Në ndërkohë nga Zvicra në tremujorin e parë kanë ardhur 17.2 milionë, pasuar nga SHBA-të me 7.6 milionë euro, Austria dhe Italia me nga 4.8 milionë secila  e kështu me radhë”, deklaroi për RTK, Kada.

Kurse njohësi i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, tha se me të dhënat e fundit nga BQK-ja, ku shihet se ka rritje të remitancave edhe njëherë dëshmohet se po vazhdon edhe më tutje solidarizimi i diasporës me Kosovën.

“Kur shohim se diaspora ka dërguar ka dërguar, mbi 77 milionë euro më shumë këtë vit, se në vitin 2022, është dëshmi se diaspora është njëra ndër shtyllat kryesore të përkrahjes së Kosovës”, tha ai.

Gërxhaliu kërkoi që të shikohet mundësia që këto mjete të orientohen në zhvillim dhe të mos mbeten vetëm për konsum, por të jenë të kanalizuara në shërbim të zhvillimit dhe rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës.

Ai vlerësoi se duhet të ketë më shumë fokus ndaj diasporës që ajo të mos mbetet vetëm si mjet për dërgimin e parave.

Gjithashtu lexoni:

“Marrëveshje kartel”, në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave – fillon hetimi

Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Presidentes Osmani

Diskutohet liberalizimi i tregut të energjisë – Kurti garanton mbështetje për sektorin prodhues

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Në raportin final të Misionit të BE-së  theksohet ndërhyrja eksplicite në zgjedhje e Richard Grenell, në mbështetje të opozitës e kundër Kurtit

Kosova News 20/08/2023 20/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

“Të fala nënës babë”, Murati me postim prekës pas përfundimit të të pames për babanë e tij
22:56 -19/05/2025
Zelensky propozon takim mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, BE-së e Britanisë
22:33 -19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për marrje të ryshfetit, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes
22:02 -19/05/2025
“Marrëveshje kartel”, në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave – fillon hetimi
21:59 -19/05/2025
Real Madridi planifikon të bëjë një transferim prej 100 milionë eurosh
21:06 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?