Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Arben Gashi shef i deputetëve të LDK-së ka bërë të ditur se një seancë e jashtëzakonshme do të mbahet këtë javë pas kërkesës së 39 deputetëve të iniciuar nga deputetja Hykmete Bajrami lidhur me tenderët një burimor, raporton RTKlive.
Sipas Gashit, konsiderohen mbi 350 tenderë që janë realizuar me procedurën një burimore.