KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këta janë 15 deputetët shqiptarë që nuk morën pjesë në votimin e rezolutës kundër Dick Martyt
Rajon

Këta janë 15 deputetët shqiptarë që nuk morën pjesë në votimin e rezolutës kundër Dick Martyt

Kosova News
Kosova News 15:13 -22/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me vota unanime është miratuar mbrëmë Rezoluta kundër raportit Dick Marty-t i propozuar nga Partia Socialiste. 125 nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhanë votën pro rezolutës kundër raportit me akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, pretendime që burojnë nga një raport i Këshillit të Evropës.

Para votimit, në seancë pati tensione dhe akuza mes pozitës dhe opozitës për rolin e tyre karshi Kosovës në periudhën e luftës, por edhe pas saj.

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar listën e 15 deputetëve që nuk kanë marrë pjesë në votim:

Sali Berisha

Helidon Bushati

Agron Çela

Gledis Çeliku

Agron Duka

Belind Këlliçi

Meri Makiçi

Flamur Noka

Edi Paloka

Orjola Pampuri

Niko Peleshi

Kastriot Pirolli

Alfred Rushaj

Agron Shehaj

Fation Veizaj

Opsioni “pa votuar” përfshin deputetin që mungon dhe deputetin që është i pranishëm, por që nuk ka votuar.

Për mungesën në votim të Sali Berishës, në Twitter ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi si të neveritshme.

“Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA)i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty, është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës! FLM të tjerëve!”, ka shkruar Rama.

Kësaj deklarate të Ramës i është përgjigjur Berisha në një konferencë për media.

“Për arsye pune nuk isha, por deklarova votën pro në Kuvend. E pranova dhe thashë se do e votojmë këtë rezolutë. Kjo është e rëndësishmja. Ishte vendosur që ne si deputetë ta votojmë. Këtë e deklarova në parlament. Obligime të tjera më detyruan që të largohem. Unë e kam denoncuar raportin e Dick Martyt. E kam denoncuar në PE në Këshillin e Evropës. Ne hymë në parlament për të votuar, ai [Rama] hyri për të fshehur autorët. Në çdo seancë ne rezolutën për Kosovën do ta ngremë”, tha Berisha.

Gjithashtu lexoni:

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike

Qytetarët serbë njohin policen që keqtrajtoi studenten në Fakultetin Juridik, shikoni si u prit nga turma para stacionit në Beograd

SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen rreth 4 milionë euro pasuri

Kroacia u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

Kosova News 22/07/2022 22/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?