Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami sot hodhi akuza të ashpra ndaj qeverisë Kurti duke e akuzuar për mos punë dhe rezultate të dobëta në qeverisje.
Deputetja Bajrami e cila në qeverinë Mustafa ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë (2014-2017) akuzoi edhe ministren e tanishme të kësaj ministrije Rozeta Hajdari se ka dështuar në realizimin e shumë punëve në këtë ministri ajo tha se gjatë kohës sa ishte ministre në këtë ministri ka bërë punë të mëdha dhe se të gjithë flasin mirë për të.
Këshilltari i ministres Hajdari, Kushtrim Dakaj ka reaguar përmes një postimi në facebook duke thënë se për ish-ministren Hykmente Bajrami në Ministrinë e Tregtisë flasin mirë vetëm ish këshilltarët e kabintetit të saj që i ka rehatuar duke i punësuar si shërbyes civilë në këtë ministri.
“Hykmete Bajrami për ty në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mirë flasin vetëm ish anëtaret e kabinetit të juaj që janë punësuar si shërbyes civil” ka shkruar Dakaj në reagimin e tij.
Sipas burimeve të KosovaNews bëhet fjalë për Merlinda Ramaj që dikur ka qenë asistente e ish-ministres Hykmete Bajrami në Ministristrinë e Tregtisë dhe Industrisë në qeverinë e Isa Mustafës.
Në kohën kur ishte rrëzuar qeveria Mustafa në vitin 2017 ministrja e asaj kohe Hykmete Bajrami e kishte rehatuar asistenten e saj duke e punësuar si staf të rregullt në pozitën zyrtares ligjore në këtë ministri. Në qeverinë KURTI I deputetja Bajrami ishte emëruar Ministre e Arsimit dhe përsëri e kishte marrë pas vete si këshilltare znj. Merlinda Ramaj duke ia ngrirë pozitën e saj në Ministrinë e Tregtisë. Të njëjtën gjë Hykmete Bajrami e kishte bërë edhe kur ishte emëruar Ministre e Finacave në qeverinë e Avdullah Hotit duke e bërë këshilltare znj.Ramaj .
Pas rrwzimit tw qeverisw Hoti, Merlinda Ramaj është kthyer përsëri në MINT e punësuar si staf civil dhe punon si zyrtare ligjore përgjegjëse për sinjalizim.



