KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës
Politikë

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:45 -28/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington po ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë dhe mbetet fuqimisht i përkushtuar për të mbështetur çdo përpjekje që forcon institucionet demokratike të vendit dhe pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës — veçanërisht partneritetin e saj të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një “>deklaratë të publikuar sot, Këshilli shpreh shqetësimin e thellë për bllokimin politik të vazhdueshëm dhe dështimin për konstituimin e Kuvendit sipas vullnetit të qytetarëve. “Kjo paralizë institucionale është e pajustifikueshme. Ajo minon besimin publik, dobëson shtetin dhe e lë Kosovën të ekspozuar në një ambient global gjithnjë e më të paqëndrueshëm,” thuhet në deklaratë.

Këshilli përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vlerëson vullnetin e aktorëve politikë për ta pranuar atë si rrugëdalje legjitime. “Kosova ka një traditë krenare të respektimit të shtetit ligjor dhe autoritetit kushtetues — ky moment kërkon të njëjtën përkushtim.”

Me këtë rast, Këshilli i bën thirrje të gjitha partitë parlamentare që të shkojnë në seancën e radhës me ndjenjën e urgjencës dhe unitetit, dhe të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë pa vonesa. “Vendi duhet të ecë përpara,” është mesazhi i prerë.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është thelbësore — por ajo kërkon qeverisje efektive dhe koordinim të vazhdueshëm. Institucionet e Kosovës duhet të tregojnë pjekuri dhe qartësi në këtë moment vendimtar,” vijon më tej reagimi.

Në fund, Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane rikonfirmon përkushtimin e tij për të shërbyer si një urë lidhëse mes Kosovës dhe SHBA-ve, dhe për të amplifikuar zërin e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.  

Gjithashtu lexoni:

“Akti terrorist në Banjskë i organizuar duke përdorur mitin e Vidovdanit”- çfarë u tha në konferencën e Institutit “Octopus”

Refuzoi ta lironte hapësirën, politikani serb, Stefan Velkoviq largohet nga Policia e Kosovës nga manifestimi i ‘Vidovdanit’

PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Kosova News 28/06/2025 28/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Peci viziton zonat e goditura nga breshëri: Angazhim i plotë për evidentimin dhe kompensimin e dëmeve
13:06 -28/06/2025
“Akti terrorist në Banjskë i organizuar duke përdorur mitin e Vidovdanit”- çfarë u tha në konferencën e Institutit “Octopus”
12:59 -28/06/2025
Refuzoi ta lironte hapësirën, politikani serb, Stefan Velkoviq largohet nga Policia e Kosovës nga manifestimi i ‘Vidovdanit’
12:31 -28/06/2025
PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin
11:55 -28/06/2025
Gjyshi tentoi ta merrte me forcë mbesën për t’u përkujdesur, arrestohet
11:10 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?