KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli Kushtetues në Francë miratoi rritjen e moshës së pensionit
Botë

Këshilli Kushtetues në Francë miratoi rritjen e moshës së pensionit

KosovaNewss
KosovaNewss 19:37 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Kushtetues i Francës, të premten, më 14 prill, miratoi planin për moshën e pensionit nga 62 në 64vjet.Ky miratim nënkupton fitore për presidentin Emmanuel Macron, pas tre muajsh protesta masive për shkak të ligjeve, të cilat kanë dëmtuar udhëheqjen e tij.

Protestat po vazhdojnë në të gjithë Francën. Kundërshtarët politikë të presidentit Macron janë zotuar se do të vazhdojnë të bëjnë presion mbi qeverinë për të tërhequr projektligjin.Këshilli Kushtetues hodhi poshtë disa masa të tjera në projektligjin për pensionin, por mosha më e vjetër ishte në qendër të planit të Macron dhe një burim zemërimi, i cili është shprehur në protestat.

Macron mund ta miratojë ligjin brenda 15 ditëve.Të premten, më 14 prill, u mbajtën sërish protesta në të gjithë Francën, përpara vendimit të Këshillit Kushtetues për reformën e pensioneve të nisur nga presidenti Emmanuel Macron, e cila po shkakton ndarje të thella në shoqëri.

Protestat nisën në mesditë në Paris dhe janë planifikuar edhe në qytete të tjera të vendit. Bllokimi i rrugëve në vend ka vazhduar.Në rajonin verior Ardene, anëtarët e sindikatave bllokuan autostradën për në Belgjikë, raportoi televizioni France 3. Veturat u lejuan të kalonin, ndërsa kamionët u ndaluan. Fotot tregojnë grumbuj të gomave të makinave, të djegura në rrugë.

- Reklamë -

Bllokime ka pasur edhe në qytetin lindor të Strasburgut, ku sipas raportimeve të mediave, është bllokuar një kamion-frigorifer i një kompanie ushqimore. Në Rouen, në veriperëndim të Parisit, rruga kryesore e hyrjes në qytet është e bllokuar.Demonstruesit kanë marrë një kabinë me pagesë në autostradën afër Bordos dhe i lejuan veturat të kalonin falas. Në qytetin jugor Toulouse, sindikata CGT shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike në rrethin ku ndodhet qendra kombëtare e kërkimit.

Franca është tronditur prej muajsh nga protestat për reformën e kontestuar të pensioneve, e cila ka rezultuar në përleshje, dhunë të herëpashershme, zjarre, mbledhje të vonuar të plehrave dhe madje anulim të një vizite të mbretit të Britanisë, Charles III.Me këtë reformë, për të cilën Macron dëshiron të hyjë në fuqi deri në fund të vitit, qeveria e qendrës së djathtë dëshiron të plotësojë boshllëkun kërcënues në fondin e pensioneve të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

“Pas Iranit është radha e Kubës” – Trump ka paralajmëruar sulme në ishull

KosovaNewss 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?