KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli i Prindërve kundër kompensimit të orëve të humbura ditëve të shtuna
Arsim

Këshilli i Prindërve kundër kompensimit të orëve të humbura ditëve të shtuna

Kosova News
Kosova News 09:06 -07/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Prindërve të Kosovës (KPK) është deklaruar kundër kompensimit të orëve të humbura të mësimit si pasojë e grevës në arsim, ditëve të shtuna.

Këshilli përmes një deklarate të lëshuar të premten, ka thënë se mësimi të shtunave e dëmton procesin mësimor për ditët e tjera të javës.

Sipas KPK-së, shumë fëmijë ditëve të shtuna janë të angazhuar në aktivitete apo gara të ndryshme sportive e kulturore.

“Ne besojmë se kompensimi i orëve të humbura duhet të ishte deleguar në nivel të shkollave, meqë shumica e shkollave në Kosovë nuk e kanë problemin e mbingarkesës me nxënës (pra punojnë me një ndërrim), dhe kompensimi mund të ishte bërë gjatë ditëve të javës. Këshillat drejtues të shkollave do të duhej ta informonte Ministrinë e Arsimit (me qëllim mbikëqyrjeje) për planin e kompensimit (sikurse ka ndodhur me Task Forcat gjatë pandemisë për dy vjet e gjysmë)”, thuhet në deklaratë.

Sipas Këshillit, prindërit e as fëmijët nuk kanë asnjë përgjegjësi për orët e humbura, prandaj as nuk kanë përse të mbajnë barrë shtesë e të privohen nga jeta jashtëshkollore për t’i kompensuar ato.

“Është shumë e padrejtë dhe e papranueshme që fëmijëve tanë, pasi iu mohua e drejta kushtetuese për kujdes, edukim e arsimim, t’iu mohohet tani edhe e drejta për pushim, e mbi këtë edhe e drejta për aktivitete jashtëshkollore”, thuhet po ashtu në deklaratë.

Greva në sektorin publik të Kosovës është mbajtur nga 25 shtatori e deri më 1 tetor kur u shpall e pezulluar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Greva do të mbetet e pezulluar deri në janar të vitit 2023.

Ndërkohë ditë më parë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), njoftoi se orët e humbura gjatë grevës në arsim, do të zëvendësohen dhe për këtë ministrja Arbërie Nagavci tha se i ka kërkuar Ministrisë së Financave, që të shqyrtojë mundësinë e pagesës në avans për mësimdhënësit që do të respektojnë këtë vendim.

Sipas vendimit, tetë orë mësimore të pambajtura për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën do të zëvendësohen gjatë të shtunave. Ndërkaq, gjysmëvjetori i parë për nivelin parauniversitar do të përfundojë më 27 janar dhe pushimi dimëror do të nisë më 30 janar dhe do të zgjasë deri më 3 shkurt të vitit 2023, raporton KosovaNews.

Gjysmëvjetori i dytë për vitin shkollor 2022-2023 do të nisë më 6 shkurt dhe pesë ditët e mbetura mësimore do të mbahen gjatë pushtimit pranveror “në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar”.

Viti shkollor do të përfundojë në data të ndryshme për nivelin e arsimit parauniversitar. Maturantët do ta përfundojnë vitin shkollor më 5 qershor, klasët e nënta, dhjeta dhe njëmbëdhjeta më 27 qershor dhe parafillorët më 30 qershor të vitit 2023./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia

EKSKLUZIVE – Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, ishte telefonatë nga SERBIA!

Bogujevci: Rregullorja dhe Kushtetuta e lejojnë votimin e hapur dhe të fshehtë – opozita duhet ta respektojë procedurën

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

Kosova News 07/10/2022 07/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhëniet diplomatike
10:37 -06/07/2025
I dënuar me 20 vjet burg në Zvicër, kapet në Qafë Thanë trafikanti i shumëkërkuar nga Maqedonia e Veriut
10:33 -06/07/2025
“Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit
10:22 -06/07/2025
Shitjet e Teslas ranë ndjeshëm – a është faji i Musk?
10:19 -06/07/2025
Tentim i tmerrshëm në mes të ditës: Pejani tenton ta përdhunojë ish-partneren në tualetin e kafenesë
10:16 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?