KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli i BE-së do të kërkojë nga Kosova të përparojë për heqjen e masave
Politikë

Këshilli i BE-së do të kërkojë nga Kosova të përparojë për heqjen e masave

Kosova News
Kosova News 12:44 -05/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Detyrimet e Kosovës nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve si dhe aneksi I zbatimit, do përfshihen në rrugëtimin evropian edhe të Kosovës.

Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian, në takimin e 12 dhjetorit, do kërkoj nga përfaqësuesi i veçantë për dialog, Miroslav Lajçak që të përditësojë agjendën e Grupit të ardhshëm Special të Kosovës për Normalizimin, për të pasqyruar detyrimet e Kosovës që rrjedhin nga këto marrëveshje.

Kjo qëndron në draftin e konluzave nga takimi ministror. Të njëjtat konkluza në fund të javës tjetër do i konfirmojnë edhe liderët e shteteve anëtare të BE-së.

Në draftin e këtyre konkluzave nënvizohet se pritet që Kosova të angazhohet në Dialog në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.

Shprehet keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja pale dhe ftohen si Prishtina ashtu edhe Beogradi që t’i respektojnë dhe zbatojnë të gjitha detyrimet.

“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serben ë Kosovë. Këshilli mirëpret gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë për të pranuar draft-statutin e paraqitur palëve, duke kuptuar se duhet të punohet më tej mbi këtë bazë”, thuhet në dokumentin i cili do miratohet javën e ardhshme.

Hapësirë e veçantë në konkluza i kushtohet situatës së sigurisë në veri. Në këtë rrafsh, Këshilli rithekson se nuk ka arsyetim për dhunën dhe dënon fuqishëm sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023.

Nga Kosova dhe Serbia kërkohet që të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për de-përshkallëzimin, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë dhe të ndalojnë retorikën përçarëse. Këshilli do rikujtoj sërish se dështimi në de-përshkallëzim do të ketë pasoja. Gjithashtu do porositet se BE-së, ai është i gatshëm të të vlerësojë masat e mëtejshme ndaj Serbisë dhe Kosovës, nëse kjo është e nevojshme.

Duke iu referuar masave ndaj Kosovës që datojnë nga qershori, do mirëpritet fakti që Kosova ka ndërmarrë hapa drejt përmbushjes së disa prej kërkesave por rikujton se BE-ja është e gatshme të heqë masat në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave ekzistuese.

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?