Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e mbajtur të enjten, ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqje të dorëheqjeve nga sistemi gjyqësor në vitin 2022.
Me 9 vota për propozimin për refuzim të kërkesave për tërheqje të dorëheqjeve, një kundër dhe një abstenim, u refuzua kërkesa për kthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb.
Kundër propozimit për refuzim të revokimit të dorëheqjeve votoi anëtarja Ivana Milenkoviq, kurse abstenoi kryesuesi Rrustem Thaqi, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Emrat e të dorëhequrve dërgohen te ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu për lirim nga detyra.

