KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet shtyrja e afatit për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS
Siguri

Kërkohet shtyrja e afatit për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS

Kosova News
Kosova News 10:40 -08/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se do të kërkojnë nga Ministria e Brendshme që ta shtyjë afatin për pesë apo dhjetë ditë për konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat paralele serbe në Kosovë.

Sipas Elshanit, procesi deri tash ka shkuar mirë, por ka pasur disa probleme teknike.

“Ne kemi kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, që edhe tabelat edhe lejet e veturave të konvertohen dhe procesi i konvertimit të tabelave ka përfunduar, përderisa procesi i konvertimit të patentë shoferëve është duke u zhvilluar. I kemi disa probleme teknike dhe e shohim se njerëzit i kanë ato telashe. P.sh dikush e ka ndonjë problem teknik – ndalim të ngasjes për tre muaj, dhe ky ndalim shkon pas 9 gushtit. Ne do të shohim se a do të mund ta dërgojmë një kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme që të na lejojë që kjo të zgjatet për pesë apo dhjetë ditë pune, për shkak të këtyre vështirësive”, ka thënë Elshani.

Sipas Policisë, deri tash 5588 serbë kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS.

Ministria e Punëve të Brendshme pati vendosur që nga 9 maji i këtij viti t’u lejojë serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët ilegalë në RKS me disa lehtësira, pasi nuk do t’i nënshtrohen provimit për patentë shofer. Aplikimi do të jetë i hapur deri më 9 gusht (nesër).

Procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjat pesëmbëdhjetë ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Të shtëna me armë në Prishtinë

Zyrtarë policorë ia shpëtojnë jetën një personi

Policia do të shtojë masat e sigurisë gjatë manifestimeve të “Vidovdanit”

Kosova News 08/08/2024 08/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Trump: Mund të bombardojmë përsëri Iranin
21:16 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?