KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet përjashtimi i gjykatëses nga gjykimi në rastin e punimeve në “Rrugën A”
Siguri

Kërkohet përjashtimi i gjykatëses nga gjykimi në rastin e punimeve në “Rrugën A”

Kosova News
Kosova News 14:45 -20/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i autorizuar i operatorit ekonomik “Sallahu” sh.p.k, avokat Daut Rudi në seancën e sotme përgatitore ka kërkuar përjashtimin e gjykatëses, Vlora Pacolli- Rexhepi nga gjykimi i çështjes për rastin e punimeve në “Rrugën A”.

Sipas avokatit Rudi, gjykatësja Pacolli-Rexhepi ka treguar anshmëri dhe jo objektivitet në këtë çështje.

“Keni treguar anshmëri dhe jo objektivitet, ky jo objektivitet vërtetohet edhe në seancën e sotme”, tha avokati Rudi.

Avokati Rudi tha se gjykatësja në fjalë nuk i ka zbatuar udhëzimet e dhëna nga shkalla e dytë pas kthimit të rastit në rivendosje.

Por, me këto kritika të avokatit Rudi nuk është pajtuar gjykatësja Pacolli-Rexhepi, duke ia tërhequr vërejtjen të njëjti. Sipas saj, konstatimet lidhur me aktvendimin për caktimin e masës avokati ka pasur të drejtë dhe beson se i ka paraqitur edhe në ankesat kundër këtij vendimi.

Tutje, avokati Rudi tha se seanca e sotme nuk është dashur fare të caktohet për arsye se lënda është dashur të shkojë sërish në shkallën e dytë pasi që sipas tij, më 12 dhjetor 2023, dy ndërhyrësit dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), kanë ushtruar ankesë e po ashtu më 13 dhjetor 2023, ankesë ka ushtruar edhe Komuna e Prishtinës.

Lidhur me këtë gjykatësja Pacolli-Rexhepi iu drejtua avokatit Rudi duke i thënë se nuk është ai që i përcaktoni rregullat e procedurës.

Pas kërkesës së avokatit Rudi për përjashtimin e gjykatëses, Pacolli- Rexhepi nga ky rast, seanca e sotme është ndërprerë, ndërkaq lidhur me vendimin për përjashtim të gjykatëses do të vendosë kryetari i Gjykatës Komerciale, Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, Gjykata Komerciale më 17 tetor 2023, përmes aktvendimit e kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e paditësit “Pro & CO Group”, sh.p.k., për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të nxjerrë nga i padituri Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), më 19 prill 2023, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e Parë”.

Mirëpo, ky vendim ishte atakuar dhe Dhoma e Shkallës së dytë e Gjykatës Komerciale kishte vendosur që çështja të kthehet në rigjykim.

“Shkeljet e tilla përfaqësojnë shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore që kanë pasur ndikim në marrjen e aktvendimit të ligjshëm dhe të drejtë, andaj aktvendimi i atakuar, doemos është dashur të prishet”, thuhej në vendimin e shkallës së dytë. 

Por,  më 30 nëntor 2023, Dhoma e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, sërish e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e paditësit “Pro & CO Group”, sh.p.k., për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të nxjerrë nga i padituri Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), më 19 prill 2023, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e Parë”.

Sipas padisë së ushtruar me 24 prill 2023, “ Pro & Co Group” ka kërkuar anulimin e vendimit të lëshuar me datë 19 prill 2023 nga Organi Shqyrtues i Prokurimit me të cilin vendim është refuzuar si e pabazuar ankesa e paraqitur nga GOE “Levantina Ingineria Y Construction” dhe Pro and Co Group Sh.p.k .

Sipas padisë me 14 korrik 2022 Kuvendi Komunal i Prishtinës ka publikuar njoftimin për kontratë për aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A- Pjesa e parë”.

Me 24 shkurt 2023 Kuvendi Komunal pas hapjes së ofertave ka publikuar njoftimin mbi vendim sipas së cilit është rekomanduar për kontratë GOE Sallahu shpk and Altisconstruction LTD me vlerë prej 8 milion e 497 mijë e 801 euro e 6 centë.

Tutje thuhet se me datë 1 mars 2023 paditësi ka dorëzuar pranë Kuvendit Komunal kërkesën për rishqyrtimin e vendimit të cituar më lartë e cila është refuzuar si e pabazuar me vendimin e datës 8 mars 2023 të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Andaj me 17 mars 2023 paditësi ka parashtruar anekse që lënda të kthehet në rivlerësim mirëpo me 19 prill 2023 e paditua OShP ka nxjerrë vendimin e kontestuar me padi me të cilën ka refuzuar ankesat e parashtruara dhe ka lënë në fuqi vendimin e datës 24 shkurt 2023 për dhënie të Kontratës për aktivitetin e Prokurimit “Ndërtimi i rrugës A- Pjesa e parë” me numër të prokurimit 616-22-7096-5-1-2.

Përmes kësaj padie paditësi “Pro and Co Group” sh.p.k ka kërkuar nga gjykata anulimin e vendimit të lëshuar nga OShP me 19 prill 2023, anulimin e vendimit të lëshuar nga Kuvendi I Komunës së Prishtinës I datës 8 mars 2023 mbi refuzimin e kërkesës për rishqyrtim, anulimin e njoftimit mbi vendimin e Kuvendit të Komunës së Prishtinës të datës 24 shkurt 2023 dhe kthimin e lëndës në rivlerësim pranë AK- Kuvendit të Komunës së Prishtinës.

Deputetja e LVV-së padit Abdixhikun, Ramën e Kica-Xhelilin, shkak deklaratat e tyre për “Rrugën A”

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News 20/12/2023 20/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?