KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet përfshirja e SHBA-së në dialogun e Brukselit
Politikë

Kërkohet përfshirja e SHBA-së në dialogun e Brukselit

Kosova News
Kosova News 22:16 -17/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bisedimet e pafrytshme të kësaj jave në Bruksel kanë ngritur dilema e paqartësi për mënyrën e vazhdimit të dialogut.

As këtë herë, Kosova dhe Serbia nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bazike të arritur në fillim të vitit.

Për ngecjen e procesit, në kryeqendrën evropiane ka vlerësime se përgjegjësi kryesor është vet Bashkimi Evropian.

Eksperti ndërkombëtar i integrimit evropian, Johann Weick e sheh të domosdoshme përfshirjen direkte të SHBA-së.

“Nuk ka asnjë përparim, ka një lloj vështrimi të situatës, kështu që në një moment duket se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të dialogojë, të mbajë dialogun në drejtimin e duhur. Kështu që ndoshta është koha për të përfshirë një partner tjetër, le të themi Shtetet e Bashkuara që janë ndoshta një partner më neutral dhe më i besueshëm sepse SHBA mund të japë një sinjal të fortë. SHBA ka një ushtri të fortë e cila mbështet NATO-n dhe është shumë e rëndësishme që kjo të bëhet mjaft shpejt, sepse dhe viti i zgjedhjeve presidenciale në SHBA nis gjatë nëntorit dhe kjo do të thotë se politika amerikane do të merret me çështje të brendshme”, thotë Johann Weick, Ekspert i integrimit evropian.

Në thelb, sipas Weick, BE-ja nuk e kupton plotësisht natyrën e mosmarrëveshjeve mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

“Bashkimi Evropian nuk e di se çfarë po ndodh. Kjo është diçka që nënvlerësohet, ata nuk morën mësim. I gjithë Ballkani duke nisur nga vitet e 90-ta, fillimisht më 1992 në Bosnje, pastaj me marrëveshjen e Dejtonit në 1995, dhe gjatë viteve 98-99 në Kosovë, ishte vazhdimisht në vëmendje të amerikanëve. Bashkimi Evropian, më vjen keq ta them, nuk ishte askund. Ata me sa duket nuk e kanë idenë se ky është një konflikt etnik midis shqiptarëve dhe serbëve që janë shumicë në katër komunat veriore të Kosovës”, shtoi ai.

Në këtë, situatë Weick shton se nevojitet një zotim i fortë nga ana e Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Evropian duhet të marrë një angazhim. Ata duhet të thonë në rregull ne jemi të përkushtuar ndaj Kosovës, ne do të donim ta zgjidhim këtë çështje sepse shohim që ekziston rreziku i përshkallëzimit. Kështu që është e rëndësishme që nëse jo Joseph Borrell atëherë ndoshta Ursula von der Leyen ose dikush tjetër ta bëjë të qartë që ne jemi të fokusuar në Kosovë dhe nuk do t’ju lëmë vetëm”, u shpreh Weick për Dukagjinin.

Por, eksperti evropian thekson se dy shtetet po ashtu duhet ta kuptojnë rëndësinë e të drejtave të pakicave.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq insiston në themelimin e Asociacionit si veprim të parë, derisa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti hapat e ardhshëm janë vazhdimi i bisedimeve për implementimin e marrëveshjes në mënyrë “të sekuencuar”, përkatësisht zbatimin e nenve të saj ashtu siç janë radhitur në Marrëveshjen bazike për normalizimin e marrëdhënieve.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë

Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota të fshehta

Kosova News 17/09/2023 17/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?