Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit L.B., i cili dyshohet se ia publikoi fotografitë në rrjetin social “Telegram” të dyshuarës.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 14 Janar 2024, në Gjilan, i pandehuri L.B., me dashje dhe pa autorizim ka cenuar privatësinë e të dëmtuarës, ashtu që fillimisht përmes numrit të tij të telefonit në aplikacionin ‘’WhatsApp’’, ka kanosur të dëmtuarën se nëse e njëjta nuk kryente veprime sipas dëshirës së tij, do t’ia publikonte fotografitë nudo, ku pasi që e njëjta nuk iu kishte bindur kërkesës së tij, i pandehuri i kishte shpërndarë fotografitë në rrjetin social ‘’Telegram’’, thuhet në njoftim.
Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, nga neni 202, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Bëhet e ditur se i dyshari me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh.


